E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane Delegacioni i PE takohet me perfaqesues te qeverise dhe te opozites

Ne Tirane sot pasdite ka nisur takimi i dyte i Komitetit parlamentar te Stabilizim Asocimit mes Shqiperise dhe Bashkimit europian i cili po merr ne analize zhvillimet kryesore ne vend

Delegacioni i Parlamentatit Europian perbehet nga 8 deputete dhe kryesohet nga Eduard Kukan. Takimi ka nisur me situaten politike ne vend ku ne fokus ka qene ngerci ende i pazgjidhur politik. I ngarkuari me pune i delegacionit te Bashkimit Europian Luigi Brusa ka perseritur verejtjet e njohura per pasojat qe kjo situate ka per integrimin e vendit dhe reflektimin e saj ne vleresimet e Brukselit per Shqiperine.

Tirana pret qe javen e ardhshme komisioni te shprehe oppinionin e saj kerkesen per statusin e vendit kandidat dhe nga perfaqesuesit europian eshte shprehur shqetesim i hapur rreth gjendjes duke nenvizuar se kriteret politike do te kene nje peshe te madhe ne vleresimin e pritshem. Per Brukselin pergjegjesia eshte e te dy kraheve te politikes. Dhe ne fakt edhe ne diskutimet e sotme perfaqesuesit e qeverise dhe te shumices nga njera ane dhe ata te opozites nga ana tjeter e kane reflektuar kete ndarje duke qene ne pozicione te kunderta me njeri tjetrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›