E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shemben dhjetëra objekte pa leje në “Plazhin e Vjetër”

VLORE - Dhjetëra objekte pa leje janë shembur mëngjesin e sotëm ne Plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Aksioni ka nisur nga zona e Petrolifierës deri në ish-kampin e pionierëve në Plazhin e Vjetër dhe drejtohej nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në aksion u përfshinë lokale, kabina plazhi e deri tek bar-restorantet.

Ndërkohë që në zonën e Plazhit të Vjetër, policia bashkiake hoqi të gjitha çadrat të vendosura pa leje. Disa prej objekteve të prishura gjatë aksionit të sotëm, ishin ndërtuar pa leje duke shkatërruar Pyllin e Sodës.

Gjika u shpreh se aksioni i prishjeve të ndërtimeve pa leje ka nisur që para tre javësh në zonën e Jonufrës dhe do të vijojë me prishjen e tyre në të gjithë vijën bregdetare. Aksioni më i madh pritet në shtator, atëherë kur mbyllet dhe sezoni turistik për të mos ndikuar tek pushuesit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›