E Diel, 1 Nëntor 2026

Tohir shet aksionet në NBA, fokusohet tek Interi

Miliarderi indonezian Erik Tohir fokusohet totalisht tek Interi. Manjati indonezian ka vendosur për të nxjerrë në shitje 15% të aksioneve të tij te Filadelfia 76, skuadër që militon në NBA, ligën profesioniste të basketbollit amerikan. Tohir duket i përqendruar në aventurën e re zikaltër. Investimet në basketbollin amerikan 2 vjet më parë nuk sollën asnjë përfitimin, madje Filadelfia 76 nuk arriti të kualifikohej në fazën “play-off”. Tohir garanton investime të freskëta në formacionin e Maxarrit. Edhe pse jo në shifra marramendëse, këto financa do të jenë shumë të rëndësishme për të ndërtuar Interin e madh.
Bisedimet me Moratin për momentin kanë mbetur në stanjacion, por gjithçka do të rinisë pas pushimeve të gushtit. Me shumë mundësi, më datën 19 të këtij muaji, ndonëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. Në të njëjtën kohë, studiot ligjore të të dyja palëve po shkëmbejnë informacione për të perfeksionuar detajet e fundit të kontratës. Ekziston vullneti i mirë për ta mbyllur sa më shpejt këtë marrëveshje. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërrijnë lajme inkurajuese për tifozët e Interit. Në kokën e Tohirit nuk është më NBA, por vetëm Interi. (E.Ilnica/balkanweb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›