E Diel, 1 Nëntor 2026

E qara e të porsalindurit ngjason me gjuhën e nënës së tij

MILANO- Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Würzburg dhe i publikuar në revistën Current Biology në të qarën e të porsalindurit reflektohet toni i gjuhës së folur të nënës dhe babasë së tij.Studiuesit e shpjegojnë këtë me faktin se fëmija i cili ndodhet ende në barkun e nënës, gjatë tre maujve të fundit të shtatzanisë, asimilon tonin e zërit të prindërve të tij.

Shkencëtarët kanë marrë në studim 60 fëmijë të porsalindur, 30 prej tyre të lindur në familje që përdorej gjuha franceze dhe gjysma tjetër në familje gjermane, Kathleen Wermke dhe skuadra e shkencëtarëve, që kanë marrë pjesë në studim kanë zbuluar se të qarat e fëmijëve riprodhon karakteristika të theksit të prindërve të tyre.

Sic shpjegon studimi të porsalindurit francez qajnë me ton të lartë duke imituar në një farë mëtyre intonacionin në rritje të gjuhës frënge, ndërsa te të qarat e fëmijëve gjermanë melodia është më e ulët, kakarterizuar nga një intonacion në zbritje.
(s.g/Corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›