Tadic: Ballkani perëndimor s'ka rrëzuar Murin e Berlinit
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se i vetmi rajon që nuk ka rrëzuar muret e Berlinit është Ballkani Perëndimor. Sipas Tadic, vetëm kur Ballkani Perëndimor të hyjë në BE, atëherë procesi i Bashkimit Europian do të përfundojë në një tjetër moment historik. “ I Gjithë Ballkani Perëndimor duhet të rrëzoje muret e veta të Berlinit dhe të hyjë në BE. Muret do të bien kur rajoni të bëhet pjesë e bllokut”, ka thenë Tadic.
Komentet ai i ka bërë gjatë një fjalimi në Save Center në Beograd me rastin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Tadic tha se kjo ngjarje bëri të mundur vizionin e unitetit europian, që është dhe një nga projektet më të mëdha politike dhe paqësore në historinë botërore. Sipas Tadic Serbia e rrëzoi Murin e Berlinit më 5 tetor 2000 duke rrezuar regjimin jodemorkatik të Miloshevicit. Por procesi nuk ka perfunduar, sipas Tadic, pasi gjithcka mbaron kur edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së. Serbia është përfshirë së fundi në fazën e parë të liberalizimit të vizave, ndërkohe që ky vend shpreson të dorëzojë kërkesën për anëtarësim në fund të vitit.