Bari e ka seriozisht për Erjon Bogdanin
Bari i ri i trajnerit Ventura
po merr formë. Klubi i bardhekuqve
po kërkon një sulmues
me peshë, i cili do t‘i garantonte
gola të mjaftueshëm për të siguruar
qëndrimin në Serinë A,
ku sapo është ngjitur në fund të
sezonit që u mbyll. Në listën e
drejtuesve të klubit emri i parë
është ai i shqiptarit Erjon Bogdani.
Viti i kaluar s‘ishte aspak i
kënaqshëm për bomberin shqiptar
të Kievos, i cili nuk ka mundur
të koleksionojë më shumë se 9
prezenca dhe një gol të shënuar,
për shkak se nuk ka qenë në
preferencat e trajnerit. Skuadra
e Barit mund të prezantojë një
trampolinë për ambiciet e tij.
Gjithsesi duket se shanset për
realizimin e kësaj tratative janë
të pakta. Kërkesat ekonomike
të shqiptarit janë të mëdha dhe
ai beson se tashmë ka fituar besimin
e trajnerit për të qenë në
formacionin titullar.
po merr formë. Klubi i bardhekuqve
po kërkon një sulmues
me peshë, i cili do t‘i garantonte
gola të mjaftueshëm për të siguruar
qëndrimin në Serinë A,
ku sapo është ngjitur në fund të
sezonit që u mbyll. Në listën e
drejtuesve të klubit emri i parë
është ai i shqiptarit Erjon Bogdani.
Viti i kaluar s‘ishte aspak i
kënaqshëm për bomberin shqiptar
të Kievos, i cili nuk ka mundur
të koleksionojë më shumë se 9
prezenca dhe një gol të shënuar,
për shkak se nuk ka qenë në
preferencat e trajnerit. Skuadra
e Barit mund të prezantojë një
trampolinë për ambiciet e tij.
Gjithsesi duket se shanset për
realizimin e kësaj tratative janë
të pakta. Kërkesat ekonomike
të shqiptarit janë të mëdha dhe
ai beson se tashmë ka fituar besimin
e trajnerit për të qenë në
formacionin titullar.