E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekësit e rinj të Operas, projekti afron fëmijët me këtë gjini

Teatri i Operas dhe Baletit ka pasur këtë të enjte një publik të veçantë. Dhjetra nxënës dhe të rinj të kryeqytetit kanë ndjekur të përshtatur pjesët më të bukura të operas "Flauti Magjik".

Kjo është një nismë midis ministrisë së Arsimit dhe TOB-it dhe si qëllim ka afrimin e publikut të vogël me gjinitë operistike, si opera, këngët dhe vallet. Sipas drejtorit të TOB-it, Zhani Ciko ky projekt ka si qëllim krijimin e publikut të së ardhmes.
 

Sipas drejtorit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko, kjo nismë do të vazhdojë edhe në javët në vazhdim ku shfaqja e rradhës do të jetë baleti Zhizel, por nuk do të mungojnë as shfaqet e dhëna nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve. Në përfundim, çdo pjesë do të realizohet edhe me një diskutim midis fëmijëve dhe autorëve të shfaqes.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›