Policia në 21 janar, Nishani: U tregua profesionalizëm

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka deklaruar se Policia e Shtetit kreu detyrën e saj në mbrojtje të insititucioneve gjatë demonstratave të 21 janarit të vitit të shkuar . Qëndrimi i kreut të Ministrisë së brendshme erdhi vetëm dy ditë para homazheve që opozita do të kryejë para Kryeministrisë në kujtim të katër demostruesve që u vranë para një viti.
Në analizën vjetore të punës së Policisë së Shtetit, kreu i këtij institucioni, Hysni Burgaj tha se gjatë vitit të shkuar është rritur krimi në familje.
Gjatë fjalës së tij Burgaj është ndalur në të dhëna konkrete lidhur me intesifikimin e masave ndaj krimit të organizuar gjatë 2011-tës. Sipas kreut të Policisë së Shtetit gjatë 2011 u regjistruan 653 vepra penale në fushën e drogës, 661 vepra penale në fushën e trafiqeve, 11.17 mld lekë pasuri të konfiskuara, 7.5 mln euro konfiskime për pastrim parash, 2181 raste të dhunës në familje.