E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje si në filma për shqiptarët e arratisur, drejt kufirit shqiptaro-grek

shqiptaret-trikalaGreqi- Në zonën e Epirit në Greqi gjatë natës së mbrëmshme e gjithë policia greke ka vijuar ndjekjen e 4 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas, me skena që i ngjajnë atyre të filmave.

Sipas mediave greke shqiptarët në një makinë e të armatosur me kallashnikovë kanë ndeshur në një patrullë policie në postbllokun e Artës dhe kanë hapur zjarr mbi policët. Këto të fundit thanë se askush nuk është plagosur.

Mediat në Greqi thonë se makina me të cilin po lëviznin shqiptarët është e vjedhur në Agrinio, ajo më u gjet e braktisur në shkollën fillore të Filipiadas. Pikërisht në këtë zonë shqiptarët mësohet se vodhën një makinë tjetër dhe janë drejtuar në fshatrat e Sulit.

Sakaq policia greke dyshon se ata janë duke u drejtuar nga kufiri shqiptaro-grek për të kaluar në Shqipëri. Policia thotë se të arratisurit mund të jenë nën efektin e drogës.

Tre ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri mes shqiptarëve dhe policisë, u vranë xhaxha e nip, Flamur dhe Edison Lika.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›