“Alo uji”! Po, veçse është i falsifikuar!

Fillimisht është sekuestruar një punishte që merrej me prodhimin, ambalazhimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në bidonë 20 litrash, pa plotësuar kushtet për prodhim dhe shitje.
Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej në ambientet e një minipunishte e ndodhur në rrugën “Myslym Keta“ në bodrumin e një banese, e cila nuk plotësonte asnjë standard dhe kushte për prodhimin, ambalazhim dhe tregtimin e ujit të pijshëm. Më konkretisht do të ndiqet penalisht shtetasi Mirel Shaqir Muzhika, 26-vjeç, administrator Subjektit “Alo Uji“, i cili përdorte fatura tatimore të falsifikuara, të cilat u a jepte subjekteve në momentin e shitjes së ujit. Njëkohësisht, aktiviteti i tij figuron i paregjistruar dhe i pa deklaruar në organet tatimore.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky aktivitet i paligjshëm, përfitohej shuma e parave prej 30.000 lekë të rinj, në një ditë, aktivitet i cili shtrihej dhe tregohej në një sërë subjektesh apo banesa në kryeqytet. “Në këtë kuadër u bëjmë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në blerjen e ujit të pijshëm dhe konsumim e tij pa dëmtuar shëndetin dhe jo në blerjen e ujit të pa licencuar”, thekson policia.
Ndërkohë në një tjetër operacion, Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka sekuestruar një aktivitet të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparateve të lojërave të fatit. Operacioni i koduar “Good Luck”, zbuloi aktivitetin në rrugën “Besim Imami“ në Tiranë, ku po ndiqen penalisht shtetasit Bledar Mitrushi, 39-vjeç, dhe Adriatik Fero, 37-vjeç.
Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm, duke futur nëpërmjet pikave doganore, pajisje të aparateve të lojërave të fatit, duke ndryshuar emërtimin e pajisjeve, si dhe duke ndërhyrë në sistemet komjuterike të aparateve të lojërave të fatit, me synim mos fitimin e personave që i ushtrojnë ato. Më pas, riparonin dhe montonin këto aparate duke i tregtuar në shumën e parave që variojnë nga 500 deri në 600 euro për riparimin e një aparati ndërsa për shitje të një makinerie lojra fati nga 800 euro deri më 6000 mije euro.
Ndërkohë që në total, vlera e mallrave të sekuestruara arrin në shumën e 30. 000 Euro. Nga kontrolli i ushtruar, në ambientet e brendshme, ky aktivitet nuk dispononin asnjë lloj dokumentacioni. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 copë makineri lojërash fati. /S.Ll/Start/
2011-11-03 13:57