Zgjedhje midis grave në Partinë Demokratike

Gjatë një takimi të zhvilluar në Patos, u tha se kjo organizatë ka brenda saj 10 mijë anëtarë.
Kryetarja e LDGSH-së, njëkohësisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Vokshi përgëzoi drejtueset e LDG-së Patos për angazhimin e tyre në proceset elektorale dhe në të gjitha proceset demokratike të vendit. Znj. Vokshi informoi delegatet e pranishme në Kuvend se LDGSH është përfshirë në një proces ristrukturimi dhe se në të gjitha degët e saj po punohet me të gjitha gratë dhe vajzat aktiviste për të qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas.
LDGSH–deklaroi znj. Vokshi numëron mbi 10 mijë anëtare dhe se ky numër pritet të dyfishohet në përfundim të të gjithë procesit zgjedhor, ku janë përfshirë të gjitha degët e saj. Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun Fier znj. Mesila Doda vlerësoi edhe angazhimin e LDGSH-së për të rritur forcën e organizatës dhe rolin e saj në të gjitha proceset demokratike të vendit.
Gjatë punimeve të Kuvendit u votua për kryetaren e LDG-së dhe kryesinë e saj. Për postin e kryetares kandiduan aktivistet: Pranvera Mahmutaj dhe Adriana Kanushi. Me shumicë votash, Kryetare e LDG-së Patos u zgjodh znj.Pranvera Mahmutaj. /Start/
2011-11-03 14:01