E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndodh edhe kështu, PPKD gjobitet për diskriminim ndaj meshkujve: Kandidoi 126 femra

lefiPartitë kryesore në Shqipëri janë gjobitur me disa dhjetra milionë lekë nga ana e KQZ-së, pasi nuk kanë zbatuar kuotën gjinore, duke diskriminuar femrat në listat e kandidatëve për deputet.

Por, çudia ka ndodhur me Partinë Popullore Kristiandemokrate, që kryesohet nga Pal Shkambin. Kjo parti ka kandiduar plot 126 femra dhe vetëm 41 meshkuj.

Dhe, në vend që të inkurajohej nga ana e KQZ-së për këtë gjest, është gjobitur me 8 milion lekë, pasi sipas KQZ-së, ka diskriminuar meshkujt.

Kjo ngjarje ka shkaktuar humor gjatë mbledhjes së KQZ-së, teksa juristi Idajet Beqiri ka thënë se PPKD duhet ti japë disa kandidate femra borxh PD, PS dhe LSI, që tiu shmangen gjobave./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›