E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën dikush e beson heqjen e vizave me SHBA-në: Është Jozefina Topalli

topalliNë fund të fjalës së tij të shkurtër përpara të mbledhurve në sheshin kryesor të Durrësit, kryeministri Sali Berisha lëshoi edhe një tjetër premtim. Ai tha se do heqin vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qeverinë e tij e besojnë sepse është serioze.

Dikush ka vënë buzën në gaz, të tjerët kanë nisur të tallen online.

Por ka të paktën një njeri që e beson se Sali Berisha në mandatin e ardhshëm do u mundësojë shqiptarëve lëvizjen e lirë pa viza për në Vendin e Premtuar. Ajo është Jozefina Topalli, që zakonisht beson gjithçka që thotë kryeministri.

Menjëherë sot, në një takim elektoral në qarkun e Shkodrës, ajo tha se Berisha ka premtuar heqjen e vizave me SHBA-të dhe këtë premtim do e mbajë.

Topalli deklaroi ashtu se beson jo tek një fitore, por tek një fitore e jashtëzakonshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›