Ndodh për herë të parë që nga rizgjedhja e Trump, Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së në sulmin ndaj rebelëve Huthi

Për herë të parë që kur Donald Trump u rizgjodh në Shtëpinë e Bardhë, Mbretëria e Bashkuar i është bashkuar forcave amerikane në sulmin ndaj një objektivi të rebelëve Huthi në Jemen.
Ministria tha se sulmi u krye pas errësirës për të zvogëluar mundësinë e pranisë së civilëve në zonë.
Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, tha: “Kjo qeveri do të veprojë gjithmonë në interes të sigurisë sonë kombëtare dhe ekonomike.”
“Tajfunët e Forcave Ajrore Mbretërore kanë kryer me sukses sulme kundër një objektivi ushtarak Huthi në Jemen dhe të gjithë avionët dhe personeli i Mbretërisë së Bashkuar janë kthyer në bazë pa asnjë rrezik.”
“Ne i kryem këto sulme, të mbështetura nga SHBA-të, për të degraduar aftësitë e rebelëve Huthi dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme kundër anijeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre ndërkombëtare.”
Ministria tha se analiza e kujdesshme e inteligjencës identifikoi një grumbull ndërtesash të përdorura nga Houthi-t për të prodhuar llojin e dronëve që përdoren për të sulmuar anijet, të vendosura 15 milje në jug të kryeqytetit Sanaa.
/rtsh.al/