Ndoka-Berishes: Ikim nga koalicioni, po s’na pyetet
Ndoka kercenon Berishen, duke e paralajmeruar se, ne rast se “flirti” me partine me te madhe te opozites per reformen zgjedhore vijon, do te rishikoje pozicionin e tij ne lidhje me koalicionin qeverises. Vetem nje dite pas deklarates se kreut te Grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi, sipas te cilit partite e vogla duhet te heqin dore nga qendrimet meskine, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, ka leshuar “silurat” ne drejtim te Partise Demokratike, nepermjet kercenimit se do te braktise koalicionin qeverises, ne rast se mes demokrateve dhe Partise Socialiste do te ekzistoje nje marreveshje per reformen zgjedhore, e cila mund te konkludoje ne perjashtimin e te vegjelve jo vetem nga tryeza, por edhe nga skena politike. Kreu i PDK-se, njekohesisht minister i Shendetesise, deklaroi dje se partia qe ai drejton do te ishte e gatshme te rishikonte marredheniet e saj me PD-ne, ne rast se sistemi elektoral, qe do te vendosej, nuk do te ishte kunder interesave te kesaj partie. “Ne qofte se PD eshte e vendosur te kete vetem nje akord me PS-ne, atehere PDK do te thote fjalen e vet, eshte fare normale qe kjo parti te rishohe pozicionet, aleancat, mundesite per t’u perfaqesuar sa me denjesisht ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009”, deklaroi Nard Ndoka.
Ndoka la te kuptohej se shkeputja nga koalicioni qeveritar do te ndodhte nese partite e medha do te linin jashte diskutimeve per sistemin partite e vogla parlamentare. Ne kete kuader, kreu i PDK-se theksoi se kjo parti ishte pro diskutimeve mes forcave politike ne lidhje me kete reforme te rendesishme. Por, ai nuk ka munguar te leshoje dhe paralajmerimin, duke kercenuar se, ne rast se PD ecte ne rrugen e gabuar, atehere PDK nuk mund te linte t’i cenoheshin interesat e saj. “Ne jemi per dialogun, por ne politike kur ecet ne drejtimin e kundert, eshte e vendosur te shikoj qendrimin e saj dhe te distancohet nga politika te gabuara, qe i sjellin kosto kesaj partie”, deklaroi Ndoka, duke lene te kuptohej se kjo parti do te mbronte me cdo kusht interesat e saj elektorale. Po keshtu, dje, kreu i demokristianeve, Ndoka, propozoi qe te mblidhej edhe tryeza e krereve te partive parlamentare, ne menyre qe aty te gjendej nje zgjidhje ne lidhje me sistemin elektoral, si nje nga elementet me te rendesishem te kesaj reforme. Nisur nga kjo, perfaqesuesi i demokristianeve konkludon se komisioni parlamentar per reformen zgjedhore ka deshtuar dhe se kjo reforme nuk mund te plotesohet ne kete koalicion.
Patozi
Dy dite me pare, kreu i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, deklaroi se dy partite e medha nuk mund te plotesonin cdo kerkese meskine te partive te vogla. Sipas Patozit, dy partite e medha parlamentare ishin te interesuara per nje sistem mazhoritar, por duke marre parasysh kerkesat e partive te vogla parlamentare po diskutonin ne lidhje me nje sistem zgjedhor proporcional.
Madhi
Kryetari i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, tha dy dite me pare se dy partite e medha politike, PS dhe PD, nuk duhet te benin pazare per reformen zgjedhore ne kurriz te partive te vogla parlamentare. Per te, PR s’do te pranoje te beje kompromis ne lidhje me kerkesat e tyre per kete reforme, ne kohen kur afro pas nje viti partite do te perballen me zgjedhjet e pergjithshme te radhes.
Oketa
Zv/kryeministri Gazmend Oketa theksoi, pak dite me pare, se mes PD-se dhe PS-se nuk kishte asnje pakt ne lidhje me reformen zgjedhore, dhe aq me pak me sistemin elektoral. Ai deklaroi se reforma zgjedhore duhet te merrte zgjidhje ne komisionin e posacem parlamentar dhe shpresonte se partite politike te krijonin te njejten atmosfere bashkepunimi si reforma ne sistemin e drejtesise.