SHBA: Mbeshtetje per ne NATO
Kongresi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbeshtet aspiratat e Shqiperise per anetaresimin ne NATO, por nuk mund te garantoje nese vendi yne do te marre ftesen ne Samitin e Bukureshtit apo jo. Kreu i delegacionit te Dhomes se perfaqesuesve te Kongresit Amerikan ne Asamblene Parlamentare te NATO-s, John Tanner, nenvizoi dje pas takimit me kreret e shtetit shqiptar, se “vleresohet progresi i Shqiperise per reformat qe duhen bere per anetaresimin ne NATO dhe nxisim vijimin e tyre”. Po per sa i perket ceshtjes nese Shqiperia do te arrije te marre ftesen per NATO, ne Samitin e Bukureshtit ne prill, Tenner u shpreh se shpreson nje gje e tille te ndodhe, pa mundur te jape asnje garanci. “Per sa i perket marrjes se fteses ne Samitin e Bukureshtit, ne nuk jemi vendimmarresit e vetem per kete ceshtje. Sic e dini, vendimet ne NATO merren sipas parimit te konsensusit. Shpresojme qe te kete ftese, por edhe njehere une deshiroj te theksoj qe kongresi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes mbeshtet aspiratat per anetaresimin e Shqiperise ne NATO”, tha kongresmeni Tanner.
Tanner deklaroi se vendet qe aspirojne te anetaresohen ne NATO, si Shqiperia ashtu dhe Maqedonia e Kroacia, duhet te plotesojne standardet qe kerkon hyrja ne te. Tanner theksoi se kriteri i vetem dhe vendimtar per anetaresimin e nje vendi ne kete strukture eshte permbushja nje me nje e te gjitha detyrimeve per anetaresimin. Nga ana tjeter, kongresmeni sqaroi se vendet vleresohen vec per meritat e arritjet e tyre, duke u shprehur se problemet e Maqedonise me emrin, nuk do te ndikojne ne dy vendet e tjera aspirante, Shqiperia e Kroacia.
“Procedura e NATO-s eshte qe cdo vend te konsiderohet per meritat e tij te vecanta”, vijoi Tenner. Sipas tij, Shqiperia duhet te vijoje me reformat. Kreu i delegacionit vleresoi se Kongresi veren dhe cmon perpjekjet e bera deri me sot nga vendi yne per realizimin e reformave ne NATO dhe do te vijoje te nxise punen e mire, qe te ece me tej. Tenner theksoi se kete jua percolli edhe krereve te shtetit shqiptar gjate takimeve te zhvilluara diten e djeshme. Delegacioni u takua me Presidentin Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli e anetare te Komisionit te Sigurise Kombetare e komisionit per NATO.
Anetaresimi
Shtate ambasadoret e delegacionit te Dhomes se perfaqesuesve te Kongresit Amerikan ne Asamblene Parlamentare te NATO-s, te kryesuar nga John Tanner, thane dje, pas takimeve me kreret e shtetit shqiptar: “Vleresohet progresi i bere nga Shqiperia per reformat qe duhen per anetaresimin ne NATO dhe nxisim vijimin e tyre”.
Dyshimi
Delegacioni i kongresmeneve amerikane nuk mundi te jape nje pergjigje nese Shqiperia do te arrije te marre ftesen per anetaresimin ne NATO. “Per sa i perket marrjes se fteses ne Samitin e Bukureshtit, ne nuk jemi vendimmarresit e vetem per kete ceshtje. Sic e dini, vendimet ne NATO merren sipas parimit te konsensusit”, tha Tanner.
Vizita
Delegacioni i Dhomes se perfaqesuesve te Kongresit amerikan ne Asamblene Parlamentare te NATO-s mbylli dje viziten ne Shqiperi. Vizita u zhvillua ne vendet e Kartes se Adriatikut, Kroaci, Maqedoni e Shqiperi per te pare ecurine e tyre drejt anetaresimit ne NATO. Te tre vendet presin te marrin ftesen per anetaresim ne Samitin e Bukureshtit.