E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ: Gati largimi nga qeveria

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk e perjashton mundesine e largimit nga koalicioni qeveritar, nese Partia Demokratike jepte miratimin per nje sistem zgjedhor, i cili do te ishte ne dem te partive te vogla. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, deputeti i PBDNJ-se, Spiro Peci, deklaroi se kjo parti nuk do te perjashtonte asnje menyre veprimi ne rast se do t’i cenoheshin interesat e saj nga dy partite e medha parlamentare. Por, sipas Pecit, e para menyre qe do te perdorej per te ndalur kompromisin nga dy partite e medha do te ishte vota kunder ne Parlament. “Ne, si deputete qe jemi, do te perdorim fillimisht voten kunder projekteve per reformen qe do te vijne ne Parlament, ne rast se ato nuk perputhem me interesat tona si parti te vogla parlamentare. Por, ne nuk do te perjashtojme asnje forme kundershtimi, duke futur ketu edhe largimin nga koalicioni qeverises”, theksoi Spiro Peci. Duke qene edhe nje nga anetaret e Komisionit te posacem per Reformen Zgjedhore, Peci theksoi se ky komision kishte deshtuar ne punen e tij dhe kete e tregonte fakti se gjate marrjes se mandatit shtese ishte mbledhur vetem nje here. “Formalisht mendoj se faji per mosfunksionimin e ketij komisioni eshte i dy bashkekryetareve te tij, te cilet nuk e kane mbledhur, edhe per faktin se e dine qe aty do te hasin me nje sere debatesh dhe kundershtish”, deklaroi deputeti i PBDNJ-se. Sipas Pecit, tashme kishte ardhur koha qe ky komision te mblidhej dhe te vendoste aty elementet e rendesishem te reformes zgjedhore, sic ishte edhe sistemi elektoral.
F.Mejdini
Qendrimi i PD
Partia me e madhe ne vend ende nuk eshte shprehur ne lidhje me sistemin qe preferon per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Keshtu, ndonese Kryeministri Berisha ka theksuar se mes mazhorances dhe opozites per reformen zgjedhore ka pika te perbashketa, perseri Berisha ka refuzuar te japi nje pergjigje ne lidhje me sistemin e preferuar per demokratet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›