Ndoka: Do krijojme sherbime me pagese
Ministria e Shendetesise, Ambasada e Mbreterise se Bashkuar dhe OSBE-ja paraqiten dje programin kunder luftes ndaj korrupsionit ne qytetin e Shkodres.
Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ka percaktuar konkretisht rruget me te cilat do te luftohet korrupsioni ne shendetesi. "Ministria ka te qarte rrugen qe do te ndjeke. Do te luftojme korrupsionin fillimisht me nje politike te re financiare, duke rritur pagat e personelit: qofte mjeke ashtu dhe infermiere. Se dyti, do te bejme nje zgjerim te skemes baze te sigurimeve shoqerore", ka thene Ndoka. Sipas tij, do te kihet parasysh edhe pagesa ne ato sherbime ku do te percaktohet tarifa, pra te paguhet ne menyre te ligjshme. Sipas kesaj gjithcka do te paguhet ne menyre te kontrollueshme lehte. Kurse ne rastet e abuzimeve do te kete ndeshkime.