E Diel, 1 Nëntor 2026

Monitorimi i ujit, perplas Shendetesine me Bujqesine

Percaktimi i varesise se institucionit qe do te monitoroje cilesine e ujit te pijshem ka sjelle perplasje mes perfaqesuesve te Ministrise se Bujqesise dhe asaj te Shendetesise. Ne projektligjin per ushqimin parashikohet qe kontrollet epidemiologjike te ujit te kalojne ne varesi te Ministrise se Bujqesise, e cila do te kryeje edhe kontrollin e ushqimeve. Nje inspektorat i posacem i Kontrollit Ushqimor pritet qe te ngrihet menjehere pas miratimit te ligjit, i cili do te monitoroje edhe ujin. Por, Ministra e Shendetesise e ka kundershtuar kete vendimin, per vete faktin se Inspektorati i Kontrollit Ushqimor nuk ka aparaturat dhe personelin, i cili duhet te beje keto monitorime. "Deri me tani, prej dekadash monitorimi dhe kontrolli i ujit eshte bere nga institucionet ne varesi te Ministrise se Shendetesise. Ndersa ligji i ri, qe e konsideron ujin si ushqim, e ka perfshire ne vetvete, por kjo nuk mund te realizohet", eshte shprehur drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja. Sipas tij, ne parim, Ministria e Shendetesise eshte dakord dhe kerkohet qe te shihen aktet nenligjore dhe qe ceshtja e ujit te mbetet ne varesi te ketij institucioni. Pas kalimit te projektligjit ne komisionet parlamentare do te jene deputetet qe do te vendosin nese kontrolli i ujit do t'i kaloje Ministrise se Bujqesise apo asaj te Shendetesise. Sipas kesaj te fundit, laboratoret ushqimore nuk mund te kontrollojne epidemiologjine e ujit, pasi mos-monitorimi i tij mund te jete shkak i shperthimit te ndonje epidemie.
Duke pasur parasysh problemet e medha qe shfaqin prodhimi dhe konsumimi i ushqimeve me baze shtazore, Parlamenti ka vendosur qe te hartoje nje ligj te vecante per mbrojtjen nga ushqimet. Ketu do te percaktohen te gjitha kerkesat dhe parimet e pergjithshme, qe lidhen me higjienen dhe sigurine e ushqimeve per njerez dhe kafshe. Synimi i "Ligjit te Ushqimit" eshte te ule edhe te zhduke ose te parandaloje ne risk per shendetin e konsumatorit permes analizes se komponenteve kryesore si risku, sigurimi i metodologjise etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›