Ushtaraku, Mediu kunder Nard Ndokes
Sonila Isaku
Qendra e traumes nuk do te levize nga Spitali Ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, foli dje, per here te pare, per debatin e diteve te fundit ne lidhje me zhvendosjen e kesaj qendre ne spitalin civil, duke u pozicionuar kunder kolegut te tij te Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, nuk do te kete nje zhvendosje te ketij pavijoni, per vete faktin se buxheti i te dy ministrive eshte i ndare dhe te dy spitalet nuk kane asgje te perbashket. "Politrauma do te vazhdoje te jete pjese e Spitalit Ushtarak, do te jete ajo politraume aktuale qe do t'iu sherbeje qytetareve edhe ne te ardhmen. Ministria e Mbrojtjes nuk duhet pse te paguaje kosto shtese, sepse, sic dihet, secila ministri ka buxhetin e vet duhet te trajtoje ne ate forme ose me pagim, ose me administrim, sic e percakton ligji", eshte shprehur ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas tij, pavijoni i traumes do te qendroje ne Spitalin Ushtarak me te gjitha rregullat e funksionimit. Cdo gje do te funksionoje brenda raportit qe ka secili institucion, qofte ai civil, me forcat e armatosura dhe jo me deshirat dhe me tekat e njerit apo te tjetrit. Debati i nisur gjate javeve te fundit kryesisht mes ministrit te Shendetesise dhe mjekeve te Ushtarakut lidhur me kalimin e pavijonit te Traumes ne QSUT, tashme duket se do te marre fund te favor te ketyre te fundit. Dalja ne publik e Mediut, duke mbeshtetur mjeket, do te sjelle zhvillime te reja per sa i perket debatit mes dy institucioneve te larta.
Ministri i Mbrojtjes iu pergjigj edhe akuzave te opozites per sa u perket ambienteve te Spitalit Ushtarak, te cilat i jane vene ne dispozicion te spitalit turk. Sipas tij, kjo eshte bere ne baze te nje marreveshjeje, ku qeveria parashikonte kurimin e disa pacienteve jashte shtetit dhe tani ata kane mundesi te marrin sherbimin ne vend. "Qeveria shqiptare ka vendosur nje fond te vecante qe cdo vit 11 femije te kryejne nje transplant veshkash te ky spital ne Ankara. Kjo nuk eshte asnje gje me shume pervecse nje transferimi i ketij spitali ne ate ushtarak. Ne nuk e kemi pare punen e mjekesise se sa shtreter ka nje doktor, duke i konsideruar si kliente. Por shohim se sa sherbim ofrojme dhe cilesine e duhur", eshte shprehur Mediu. Per here te pare, ministri i Mbrojtjes ka dale ne kete deklarate publike per ceshtjen e traumes, nderkohe qe nje jave me pare se bashku me ministrin Ndoka kane takuar punonjesit e ketij pavijoni, por qe nuk kane arritur ne nje zgjidhje.
Si nisi debati mes ministrave
Pak kohe me pare, Ministria e Shendetesise ka nxjerre urdhrin per zhvendosjen e nje pjese te ketij sherbimi ne spitalin civil, vendim qe eshte kundershtuar ashper edhe nga mjeket e kesaj qendre. Nje muaj me pare, Ndoka ka kerkuar qe pjesa e operacioneve ortopedike. "Sherbimi i Traumes se bashku me pjesen e ortopedise do te qendroje ne varesi te Spitalit Ushtarak. Ne QSUT do te kryhen konsultat ortopedike dhe operacionet e planifikuara, ndersa traumat do te trajtohen ne Spitalin Ushtarak", eshte shprehur pak dite me pare ministri Ndoka. Duke marre parasysh rritjen e popullates dhe shtimin e numrit te traumave ne kryeqytet, ministri Ndoka tha se transferimi i specialitetit te ortopedise ne QSUT, i perket qellimeve te se ardhmes, pasi nga ne po tentohet specializim i mjekeve prane Spitalit Ushtarak. Kjo, me qellim qe edhe ne spitalin "Nene Tereza" te kete nje sherbim te tille. Gjithashtu ne QSUT, do te funksionoje dhe nje spital qender e dyte e traumes, e cila gjendet ne mbarimin e fazes se pare te ndertimit.
Mjeket ne protesta
Nese vendimi i Ndokes do te zbatohet, atehere mjeket e pavijonit te traumes, te mbeshtetur edhe nga koleget e tyre te pavijoneve te tjera te Ushtarakut, do te nisin protestat. Pas kesaj deklarate qe bene keta mjeke, dy ministrat Ndoka dhe Mediu kane takuar keta mjeke dhe u kane kerkuar nje afat kohor prej nje jave per te vendosur "fatin e tyre". Ndonese deri me tani nuk ka dale asnje projekt dhe vendim perfundimtar, dhe nese kjo nuk ndodh nga ministrat, do te jene vete mjeket qe do ta vendosin me ane te protestave. Pak kohe me pare, keta mjeke kane nenshkruar nje peticion ku deklaronin hapur se ishin kunder ndarjes se ketij pavijoni ne QSUT dhe ne Spitalin Ushtarak.