E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Lures, per virgjerine

Flet Ferit Buci, babai i vajzes
Vrasja e Lures erdhi pas debateve mes ciftit per virgjerine e vajzes. Babai i tre vellezerve te dyshuar per ekzekutimin e motres se tyre 23-vjecare, Nazife Buci dhe te dashurit te saj, Granit Gjoshit, 19 vjec, flet per here te pare pas krimit monstruoz qe tronditi zonen e Dibres dhe mbare opinionin shqiptar. Ferit Buci ka folur per here te pare per median TCH, duke treguar nje version tjeter te historise se dashurise se ciftit dhe ngjarjes. "Djali nuk pranoi martesen me vajzen time, pasi pretendoi se ajo kishte shkuar me pare me nje tjeter, ndersa vajza vuante 15 ditet e fundit prishjen e fejeses dhe per akuzat e ngritura ndaj saj ne menyre te padrejte", tregon i moshuari. Prej dy vjetesh, te rinjte kishin lidhje me njeri-tjetrin, por ditet e fundit marredheniet mes tyre ishin krisur, duke sjelle dhe ngjarjen tragjike. Sipas Feritit, tre djemte e tij, Ylli, Urimi e Selman Buci, nuk e kane kryer krimin, por ka qene vete 23-vjecarja qe me pare ka vrare ish-te fejuarin dhe me pas veten ne lokalin e fshatit Qender Lure. "E pyeta ate djale, sa kohe ke me vajzen time. Rreth dy vjet, me tha ai, por shtoi se, vajzen time nuk do ta merrte, pasi tha se e ka kapur nje tjeter", rrefeu Feriti per median lokale. Per arrestimin e tre djemve, ai shton se ata jane vetedorezuar me urdhrin e tij dhe jo arrestuar nga policia, ndersa mohoi te ishin autore te vrasjes se dyfishte. Ndersa per ashpersimin e ligjeve dhe denimin me burg te perjetshem per vrasjet ne familje, Buci reagon, duke thene se duhet marre mendimi i specialisteve dhe duhet nje sistem me i mire edukimi. Ndersa i ka kerkuar drejtesise te marre per baze deklarimet e tij dhe t'i vertetoje.
Re.Kro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›