E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Fatos Nano, kandidati më potencial për President

TIRANE - Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ftuar dje në emisionin “Studio 24” të gazetarit, Denis Minga, në televizionin NEWS 24 deklaroi mes të tjerash se “Fatos Nano është kandidati më potencial për të qenë Presidenti i ri i vendit”.

Sipas Ndokës “ëndrra presidenciale e ish-kryeministrit social do të bëhet realitet këtë verë pasi ai është edhe i preferuari i demokratëve”.

Kreu i PDK-së tha se kandidatura e Nanos është e pranueshme edhe për Ramën që sipas tij do tregohet pragmatist.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›