Sekretet e Parkut, guri i varrit të Enverit, memorial për britanikët

Valter Gjoni
Valter Gjoni sjell foto dhe historitë e objekteve më të rëndësishme të kësaj hapësire.
Është e çuditshëm se si një park qyteti mund të ketë kaq shumë histori.
Zbulime arkeologjike, varre, përmendore, pallate mbretërore, skulptura dedikuar të dashurave, kisha dedikuar grave… Të gjitha i gjen tek Parku i madh i Tiranës. Pas një kohe të gjatë hulumtimesh, nëpër arkiva institucionesh, por edhe private, studiuesi

Kopertina e librit
Valter Gjoni nxori në dritë librin Gjurmime historike në Parkun e madh të Tiranës. Bëhet fjalë për një libër të pasur me shumë fotografi e shumë informacione interesante, të cilat na japin ca të dhëna, jo thjesht utilitare, si fjala vjen mbi përmasat e parkut, realizuesit e tij, arkitektë, inxhinierë, data dhe ngjarje historike që lidhen me objekte të rëndësishme të asaj hapësire, siç është Pallati i Brigadave, varreza dhe përmendore që ngrihen aty, por mund të mësosh edhe ca detaje të këndshme mbi statujat e pallatit mbretëror, mbi fatin e përmendoreve, pjesë të të cilave i gjejmë të riaktivizuara në kohë të ndryshme, fati i gurit të varrit të Enver Hoxhës etj. Parku i Madh i Tiranës ose Kodra e Shën Prokopit, me gjithë monumentet dhe simbolet e shumta, ka ndodhur që thuajse na është zhdukur sysh, edhe pse kalojmë çdo ditë, shumë vlera i ka mbuluar harresa dhe pemët e harlisura ia kanë zënë tashmë ballin dhe fushëpamjen. Është e domosdoshme që, krahas veprimtarisë së gjerë restauruese për monumentet e Tiranës, të rifillojë edhe kurimi i kujtesës historike qytetare për të siguruar jetëgjatësinë e këtyre monumenteve, si vepra të papërsëritshme, me vlerë të dyfishtë historiko-kulturore, thotë Gjoni.
Kisha e Shën Prokopit, sheshxhirimi i Skënderbeut
E ka origjinën dy shekuj më parë më 1780-n. Ishte sundimtari i Tiranës Ibrahim bej Bargjinolli, që përkrahu ngritjen e kësaj kishe, në shenjë falënderimi për familjet ortodokse. Kisha iu kushtua Shën Prokopit, dëshmor i kishës së krishterë, i cili konsiderohet si mbrojtës i Tiranës dhe përkujtohet çdo vit në 8 korrik. Kisha ishte e thjeshtë dhe e ulët. Në 1886 u ndërtuan disa ndërtesa të tjera, duke i dhënë formën e një manastiri. Në vitin 1937 ajo u shemb, pasi aty do të kalonte shëtitorja kryesore e Tiranës, për tu ringritur atje ku është sot, nga italianët në vitin 1939. Projekti mban firmën e Gherardo Bosios. Në historinë e kishës së Shën Prokopit bën pjesë gjithashtu edhe filmi Skënderbeu(1953). Në ambientet përreth kishës është inskenuar ngjarja e Kuvendit të Lezhës, takimi me të dërguarin e Venedikut dhe vdekja e Skënderbeut. Në vitin 1967 edhe kisha e Shën Prokopit pati fatin e të gjitha objekteve të tjera të kultit. Ajo u gjymtua, duke iu hequr pjesët harkore. Në vend të saj u ngrit kafe-restorant Liqeni. Çka mbeti nga kisha e Shën Prokopit iu kthye funksionit të mëparshëm, vetëm pas gati 30 vjetësh, në 1993-shin.
Pallati i Brigadave dhe krevati i Mbretëreshës
Florestano di Fausto dhe Giulio Bertre, inxhinierë dhe arkitektë italianë u ngarkuan që të ndërtonin vilën mbretërore. Në 1939
projekti devijoi, duke u pasuruar me materiale të çmuara, piktura, skulptura, basorelieve. Këto të fundit u realizuan nga Antonio Maraini, Odhise Paskali etj. Mbreti Zog nuk ndenji asnjë ditë në këtë pallat, i cili mori emrin Pallati i Brigadave pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, për shkak se disa brigada partizane u strehuan përkohësisht aty. Këtij kalimi i dedikohet edhe filmi Krevati i perandorit, por duke parë arredimin, duket që partizani Meke është shtrirë në krevatin e mbretëreshës dhe jo të mbretit. Më poshtë një nga skicat e pallatit mbretëror dhe posteri i filmit Krevati i perandorit.
Monumenti i Lirisë dhe rrugëtimi i shqiponjës
Një nga monumentet më jetëshkurtra. I ndërtuar në vitin 1938 dhe i shembur në 1940-n. Monumenti, i cili u vendos aty ku sot ngrihet
Universiteti i Tiranës, ishte një hark i lartë, i ngushtë, mbi të cilën qëndronte një shqiponjë dykrenore, me arkitekt Qemal Butkën. Monumenti u përurua në 10-vjetorin e Mbretërisë nga princesha Ruhije dhe princi Salih. Mbi të ishte vendosur një pllakatë ku shkruhej: Për lirinë kombëtare. Por plani urbanistik i Tiranës, sipas së cilit u ndërtua edhe sheshi Litorio (sipas sëpatës së Liktorit), nuk e parashikonte monumentin, i cili u prish. Në vitin 1942, shqiponja u vendos në lulishten e sheshit Skënderbej me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë. Shqiponjën dhe pishtarin e Monumentit të Lirisë e gjejmë sërish në vitin 1954 në një përmendore të improvizuar me rastin e 5 majit, po në sheshin Skënderbej.
Guri i varrit të Enverit, memorial për britanikët
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga prilli i vitit 1943-31 tetor 1944, në Shqipëri u vranë 46 ushtarë të misioneve ushtarake britanike. Për 47 vite ata nuk patën një varrezë përkujtimore. Varri memorial i ushtarakëve britanikë u ndërtua nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën Angleze në Tiranë në vitin 1993 dhe u përurua më 8 maj të vitit 1994. Paneli qendror i memorialit të ushtarakëve britanikë, në Parkun e Madh të Tiranës më parë kishte shërbyer si gur varri i ish-diktatorit Enver Hoxha. Varri i këtij të fundit u çmontua nga varrezat e Dëshmorëve të LANÇ-it më 2 prill 1992. Në foto lart, varri i diktatorit Enver Hoxha, djathtas, memoriali për ushtarët britanikë.
Dafina, për nder të së dashurës së Zogut
Një skulpturë e veçantë në parkun mbretëror është Dafina e Antonio Marainit. Thuhet se kjo skulpturë i dedikohet një balerine të skenave parisiene, me të cilën Mbreti Z