E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, sillen kontrabandë reliket e "Katerit të Radës"

VLORE - Ndonëse kanë kaluar 15 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, autoritetet italiane jo vetëm që nuk reflektojnë për të vënë drejtësi, por vazhdojnë të tallen me dhimbjen e familjarëve të viktimave.

Dy artistët shqiptarë, Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj dje sollën "ilegalisht" në Vlorë reliket e mbetura nga anija "Kateri i Radës". Përfaqësues të kulturës në vendin fqinj nuk kanë denjuar që të paktën dhe në një rast të vetëm të "ngushëllojnë" në një farë mënyre të afërmit e të rinjve, burrave, grave dhe fëmijëve që u mbytën në det.

Ata nuk lëshuan një shkresë zyrtare për objektet e anijes që u sollën në Shqipëri. Të gjendur përballë indiferentizmit dhe shpërfilljes së zyrtarëve italianë, Ngucaj dhe Beqiraj janë detyruar t'i fshehin objektet e "Katerit të Radës" në mes të sediljeve të autobusit.

Shefi i kapitenerisë së Vlorës, Anastas Goga dje pohoi se objektet e anijes "Kateri i Radës" të ardhura nga Italia ishin telegrafa e motorave, busulla si dhe mbajtësja e saj.

(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›