E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e punonjëses, përcillet në banesën e fundit 44-vjeçarja

TIRANE - Trupi i pajetë i 44-vjeçares Leonora Kaloçi është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit, i shoqëruar nga lotët e të afërmve, të cilët nuk rreshtin se pyeturi “Pse ndodhi?”.

Banesa e familjes Kaloçi, e ndodhur në afërsi të zonës së “Freskut” ka qenë shumë e vogël për të pritur të gjithë të afërmit, kolegët dhe të njohurit e viktimës. Askush prej tyre nuk dinte të jepte një shpjegim për atë që kishte ndodhur.

Vajza e vogël e 44-vjeçares, e shokuar nuk arrin të mbaj veten teksa lexon në gazeta ato që janë shkruar për ngjarjen ku humbi jetën nëna e saj. Ndërsa janë shoqet e saj, të cilat mundohen ta qetësojnë dhe t’i largojnë nga duart gazetat.

Pak metra me tej disa të afërm të viktimës, të ardhur nga Skrapari, vendlindja e 44-vjeçares, mbajnë në duar buqeta lulesh dhe në heshtje ngjisnin shkallët për në banesën e familjes Kaloçi, ku do t’i japin lamtumirën e fundit Leonora Kaloçit.

“Nuk e dimë se si ka ndodhur dhe nuk mund ta mendojnë që Leonora nuk është më. Unë kam qenë i pari që kam shkuar tek banka, pasi banoj vetëm pak metra më poshtë dhe nisa të interesohem se çfarë ka ndodhur. Në fillim mora vesh që ishte plagosur, por vetëm pak minuta më pas më komunikuan që
kishte ndërruar jetë. Ashtu siç isha, me rroba shtëpie vrapova për në spital por ishte e kot”, – tregon njëri prej të afërmve të 44- vjeçares.
Të gjithë të afërmit dhe shoqet e saj ishin të shokuar nga ngjarja e dhimbshme.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›