Ndoka: Nuk kemi besim te PS per reformen
Aleatet e Partise Socialiste kane dyshime ne lidhje me marreveshjen qe kjo e fundit mund te beje me Partine Demokratike per reformen zgjedhore. Per kete qellim, nje pjese e anetareve te koalicionit te majte dhe parti te tjera te qe s'jane ne Kuvend do te zhvillojne sot nje takim, ku do te diskutohet per problemet kryesore te Kodit Zgjedhore. Te gjitha partite qe do te marrin pjese pritet qe te dalin me nje deklarate ku te kerkojne nga dy forcat kryesore pikat ku duhet te nderhyhet ne ligjin elektoral. Aleati i PS-se, kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka nuk e fsheh se nga deklaratat e PS-se dhe PD-se per nisjen e reformes zgjedhore, anetaret e koalicionit nuk kane besueshmeri per pikat qe mund te kerkohet te ndryshohen. Kjo gje sipas tij ka sjelle dhe nevojen e grupimit te partive te ashtuquajtura te vogla per te dhene sugjerimet perkatese "Nuk ekziston ndonje fryme besimi prej ketyre partive, per faktin se demagogjia e perdorur prej tyre eshte maksimale. Ky eshte nje proces qe po ndiqet hap pas hapi, eshte nje kerkese edhe e faktorit nderkombetar qe te perfshihet gjithe faktori politik shqiptare", tha Ndoka ne nje prononcim per televizionin "Vizion Plus". Ideja e shprehur nga Ndoka eshte perkrahur dhe nga aleati tjeter i Partise Socialiste, Paskal Milo, i cili eshte vene dhe ne krye te kesaj nisme. Nje prej pikave kryesore qe pritet te kerkojne partite e vogla eshte ndryshimi i sistemit elektoral duke krijuar mundesine e korrektimit kombetare per qarqet ku partite e vogla nuk arrijne te marrin mandate per shkak te pragut te lart elektoral. Kjo kerkese e aleateve vjen, pasi sipas ligjit aktual zgjedhor, nese nje parti nuk arrin votat e duhura per te fituar nje deputet, votat e saj kalojne automatikisht ne llogari te partise me te madhe te koalicionit. Sipas drejtuesve te partive te vogla, korrektimi kombetar do rriste shanset per te hyre ne parlament. Nje tjeter variant qe pritet te propozohet eshte dhe i per ndryshimin e perberjes se qarqeve. Ulja e numrit te qarqeve do te ulte automatikisht dhe pragun elektoral per partite politike duke u dhene me shume mundesi aleateve. Por mbledhja e aleateve dhe vendosja e kushteve per dy partite kryesore vjen edhe pas vendimit te Kuvendit per ngritjen e Komisionit te Reformes Zgjedhore. Komisioni i reformes zgjedhore perbehet nga 10 anetare, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Ndersa bashkekryetar te tij do te jene deputeti i PD-se Ilir Rusmali dhe deputeti i PS-se Damian Gjiknuri. E vetmja pike qe bashkon qendrimet e aleateve me te dyja forcat politike eshte zbatimi i rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Por ne gjithe sugjerimet e nderkombetareve per zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare, ne asnje prej pikave nuk kerkohet ndryshim i sistemit elektoral, duke kerkuar me shume fokusimin ne ceshtjet teknike.
PS: Aleatet jo vote, vetem mendim
Partia Socialiste ka vendosur qe ne komisionin per reformen elektorale aleatet e saj te mos kene te drejte per te vendosur me vote, por vetem duke dhene mendimi. Bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri tha pak dite me pare se Partia Socialiste do t'u marrin mendimin te gjitha partive qe ka ne koalicion dhe qe kane marre me shume se 1 per qind te votave ne zgjedhjet e fundit parlamentare. "Kemi zgjedhur 1 % e votave ne shkalle vendi, duke u nisur nga zgjedhjet e kaluara. Kjo do te thote qe jane mbi 10-12 parti te cilat do te konsultohen ne menyre te perhershme me te gjitha propozimet e mundshme. Ne nje fare menyre, ata do te jene aty anetare, por pa te drejte vota", eshte shprehur Gjiknuri.
Koalicionin me PS, e vendos Meta jo Rama
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Vangjel Tavo deklaron se kreu i PS-se, Edi Rama nuk eshte ne gjendje te vendos per koalicionin me LSI-ne. Tavo shprehet se rezultatet zgjedhore, i japim mundesi vetem LSI-se qe te flas per koalicion ne me te majten dhe jo kreu te PS-se. "Z. Rama nuk eshte ne pozicionin komod qe mund t'i jap z. Meta shansin per te bashkepunuar, por eshte z. Meta ai qe ka kete pozicion komod, gjithmone duke ju referuar rezultateve, qe mund t'i jap shansin z. Rama per te bashkepunuar", thote Tavo. Deputeti i LSI-se thekson se deklaratat e bera nga Rama si dhe ideja e hedhur ne librin e tij "Kurban" tregojne per paqendrueshmerine e kreut te PS-se. "Nuk me surprizen aspak, sepse e njoh shume mire karakterin kontradiktor te z. Rama. E ka treguar shume mire me ndryshimet kushtetuese, ku me pas vet ai i ka bere autokritik dhe ka kerkuar qe te rikthehen aty ku kane qene keto ndryshime", thote Tavo