E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Pa taksa per 4 vjet, nisme e guximshme dhe frytdhenese

Propozimi i fundit i Bashkise se Tiranes per te hequr taksat lokale per 4 vjet per ndermarrje te vogla dhe te mesme me me shume se 50 punetore, shihet nga Brukseli si shume i guximshem dhe frytdhenes. Komisioneri per Industrine dhe Ndermarrjet, Antonio Tajani, thote se Basjkimi Evropian do te vihet ne dispozicion te kesaj nisme, qe te lehtesoje veprimtarine e bizneseve te vogla dhe te mesme sa here qe ata duan te futen ne nje treg te ri jashte BE-se.

Tajani thote se Bashkimi Europian eshte duke vene gjithcka ne levizje per te ndihmuar ndermarrjet e vogla dhe te mesme, qe ne nje kohe krize te mprehte, konsiderohen si pika nevralgjike e rritjes ekonomike ne Europe. Kurse evidenton se BE-ja kerkon se pari te heqe pengesat me te cilat perballen ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe ti ndihmoje ato qe te hyjne ne tregjet e jashtme: "Konsiderojme se ndermarrjet e vogla dhe te mesme jane nje instrument thelbesor per rritjen ekonomike dhe perballimin e ketij momenti shume delikat te krizes. Ja pse ne kemi vendosur te nderhyjme me nje strategji qe synon dyfishimin e numrit te biznesit te vogel dhe te mesem qe operojne jashte BE-se. Ne po dialogojme dhe negociojme per reduktimin e pengesave jo tarifore per kete biznes dhe per te forcuar te gjitha instrumentet dhe standardet qe mund te rrisin klimen e besimit te ky biznes".

Ne kontekstin BE-Shqiperi, propozimi i fundit i bashkise se Tiranes per te hequr taksat lokale per 4 vjet per ndermarrjeve e vogla dhe te mesme me me shume se 50 punetore shihet nga Brukseli si shume i guximshem dhe frytdhenes, pasi ne nivelin europian, jo vetem qe asnje qeveri lokale nuk do ta guxonte nje gje te tille ne nje kohe krize, perkundrazi ne nje kontekst krize taksat shtohen, por edhe sepse ajo i pergjigjet objektivave te stimulimit te biznesit te vogel dhe te mesem., nxitjes se punesimit dhe shton konkurrencen e shendoshe te ketij biznesi, qe kontribuon ne nivelin e 80% ne prodhimin kombetar bruto.

Ne nivelin europian, BE-ja kerkon qe t'i jape ze ndermarrjeve te vogla dhe te mesme europiane qe duan te tregtojne jashte territorit te Bashkimit Europian. "Ne cdo delegacion te BE-se ne shtetet e huaja do te kete desk qe do te mbroje interesin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme. BE-ja vihet keshtu ne dispozicion te ketij biznesi, qe te lehtesoje veprimtarine e tyre sa here qe ato duan te futen ne nje treg te ri jashte BE-se"", - pohon z. Tajani.

BE ofron suport, ka dhe kerkesa

Bashkimi Europian eshte duke vene gjithcka ne levizje per te ndihmuar ndermarrjet e vogla dhe te mesme, qe ne nje kohe krize te mprehte, konsiderohen si pika nevralgjike e rritjes ekonomike ne Europe. BE-ja kerkon se pari te heqe pengesat me te cilat perballen ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe t'i ndihmoje ato qe te hyjne ne tregjet e jashtme. Stimulimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme eshte pjese e strategjise 2020 te Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›