E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: PD-PS nuk i kane votat

Kryetari demokristian, Nard Ndoka, qe nga Peshkopia ka leshuar "silura" ne drejtim te dy partive te medha, ne lidhje me ndryshimet ne Kushtetute. Ai eshte shprehur se, me gjithe angazhimin e madh te PD dhe PS, nuk do te arrijne te mbledhin dot 94 vota per te realizuar ndryshimin ne aktin themeltar te shtetit per sistemin zgjedhor dhe per zgjedhjen e Presidentit dhe amendamentet e tjera kushtetuese te paraqitura nga demokratet. "PD dhe PS nuk i kane votat per te miratuar ndryshimet ne Kushtetute", ka qene deklarata e Ndokes ne nje prononcim qe nga Peshkopia, per gazeten "Koha Jone". Ai nuk ka munguar te shprehet edhe njehere per zgjedhjen e Presidentit nga populli, nderkohe qe nuk ka munguar te sulmoje dy partite e medha se jane ne marreveshje per nje sistem zgjedhor proporcional rajonal me lista te mbyllura, vetem e vetem per te penalizuar partite e vogla, pasi pragu elektoral eshte fiktiv dhe leviz sipas rajoneve administrative, sepse numri i zgjedhesve nuk eshte i barabarte. Ndoka ka qene dje ne takim me bazen e partise, ne perpjekje per te vitalizuar punen e strukturave te PDK, ne momentin kur te gjitha partite jane rikthyer ne takime me bazen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›