Shehu: Zgjedhjet, ne liste me PD
Partite e vogla te djathta nuk perjashtojne mundesine e arritjes se nje kompromisi me Partine Demokratike per lista te perbashketa zgjedhore. Ne pamundesi per te arritur rrezimin e draftit per ndryshimet ne Kushtetute qe parashikon sistem proporcional rajonal me lista te mbyllura, bazuar ne 12 rajonet administrative te vendit, te djathtet tashme duket se kane menduar zgjidhjen e fundit, qe eshte koalicion parazgjedhor me lista te perbashketa. Kete e ka bere te ditur dje, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", nenkryetari i Partise Demokrate te Re ne qeverisje, Tritan Shehu, teksa e ka cilesuar absurd mohimin e nje mundesia te tille, nderkohe qe dy partite e medha duket se nuk do te lene shteg tjeter, teksa te henen mesohet se do te miratohet tere paketa e ndryshimeve ne Kushtetute te paraqitur nga PD-PS. "Duke pare se si po rrjedhin ngjarjet dhe hapesirat per te manovruar tashme jane shume te vogla, kjo te ben te mendosh se duhen gjetur forma te tjera te funksionimit te koalicionit te djathte ne qeverisje, ne perputhje me sistemin e ri zgjedhor, i cili pritet te miratohet se shpejti nga dy partite me te medha ne vend", ka deklaruar dje nenkryetari i PDR, Tritan Shehu. Per te cilin eshte shume e rendesishme qe ne keto kushte, kur ne zgjedhjet e ardhshme do te hyhet me sistemin e ri zgjedhor, te gjenden dhe modalitetet e reja, per te qene kontribuuese reale ne te djathten shqiptare. Interesimit tone, nese do te arrihet te dilet me nje liste te perbashket te partive te djathta, nen siglen e nje koalicioni te madh, Shehu nuk e mohoi, madje e cilesoi si nje qendrim absurd mohimin, ne rast se kushtet nuk ndryshojne. "Duhet te jemi fleksibel per te gjetur hapesira me te medha bashkepunimi mes partive te djathta, ne kushtet kur gjithcka po shkon ne drejtim te nje sistemin proporcional rajonal me lista te mbyllura. Megjithese sot per sot eshte e parakohshme per te bere parashikime te tilla perfundimtare, por dhe ta mohosh kete opsion do te ishte shume absurde", ka deklaruar Shehu. Teksa ka shfaqur tere shqetesimin e tij per orientimin e dy partive te medha, pikerisht atyre qe kane dhe vendimmarrjen reale ne Kuvend, drejt nje sistemi proporcional, aq i sulmuar nga ana e partive te vogla, nen argumentin se nen ndikimin e nje pragu fiktiv elektoral qe leviz nga 4 deri ne 16 per qind, partite e vogla dalin jashte sistemit parlamentar. Deklarata e djeshme e numrit dy te partise se Pollos, le per te kuptuar se deri tani partite e vogla parlamentare nuk kane arritur kurrfare akordi per reformen zgjedhore, me Partine Demokratike, pavaresisht propozimeve te bera. Diten e hene do perfundoje dhe "makthi" i gjithe politikes per sistemin zgjedhor. A.G