Bashkia Tirane, 3,2 ml leke ne ndihme te Gerdecit
Ndihmat per Gerdecin kane ardhur dhe nga Bashkia e Tiranes, e cila ka vendosur qe per tragjedine e 15 marsit te jape plot 3,2 milione leke, te cilat do akordohen ne ditet ne vazhdim. Miratimi i shumes se mesiperme eshte bere gjate mbledhjes se fundit te Keshillit Bashkiak, ku pas diskutimeve eshte vendosur qe shuma e parave te jepet per Bashkine e Vores, e cila me pas do ta shperndaje per te gjithe banoret, te cilet jane te demtuar nga shperthimi tragjik i firmes se cmontimit te municioneve ushtarake, me 15 mars. Pas diskutimeve ne mbledhjen e disa diteve me pare, ne lidhje me shumen qe do te jepej per tragjedine e Gerdecit, dy dite me pare eshte miratuar dhe shuma prej 3,2 milione lekesh qe do jepet nga fondi i Bashkise se kryeqytetit.
Keshilli bashkiak i Tiranes ka vendosur mbremjen e dy diteve me pare, akordimin e shumes prej 3,2 milione lekesh, ne ndihme te Bashkise se Vores, per te lehtesuar demet e shkaktuara nga ngjarja e rende e Gerdecit. Por dhe dhenia e kesaj shume ka pasur debate, mes anetareve te Keshillit Bashkiak, atyre te LSI-se dhe PS-se. Grupi i anetareve te Levizjes Socialiste per Integrim, ne kete keshill kane reaguar pas vendimit. Sipas tyre, LSI-ja kishte propozuar akordimin e 15 milione lekeve, por fondi u pakesua ndjeshem nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, pa shkak dhe justifikim. Keshilltaret e Levizjes Socialiste per Integrim vleresojne se ky fakt bie ndesh me ate, se per here te pare Bashkia e Tiranes po merr nje buxhet shtese prej 4 miliarde lekesh, nga pushteti qendror, pa llogaritur fondin e saj rezerve.