E Diel, 1 Nëntor 2026

Degjimi i Diverolit ne Kongres, shtyhet pa afat

Shtyhet seanca degjimore ne Kongresin amerikan per 3 drejtuesit e kompanise AEY, mes te cileve edhe presidenti 22-vjecar Efraim Diveroli, i cili pritej te deshmonte perpara komisionit te reformave qeveritare te drejtuar nga Henry Uaxman. Shkak i kesaj shtyrjeje duket se eshte bere axhenda mjaft e ngjeshur e Kongresit, nderkohe qe nuk eshte caktuar ndonje date per seancen e radhes. Se bashku me ta ishin thirrur per te deshmuar edhe zyrtare te Departamentit te Shtetit dhe Departamentit te Mbrojtjes rreth faktit qe nje kompani me probleme serioze, si AEY, ka perfituar kontrata qeveritare ne shifren 300 milione dollare, vetem gjate vitit 2007. Skandali prek edhe Shqiperine, pasi Diveroli akuzohet se ka mashtruar Pentagonin, pikerisht me armet e blera nga MEICO, te cilat dilnin nga depot e Gerdecit. Efraim Diveroli, tregtari i armeve, 22 vjec, eshte aktualisht nen hetim, sepse dyshohet se i ka shitur municion te ndaluar kinez qeverise amerikane. Tashme, firma e tij po konsiderohet si nje shembull i mashtrimit dhe keqmenaxhimit lidhur me dhenien e kontratave per bizneset e vogla dhe minoritare nga ana e autoriteteve federale amerikane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›