Kristalizohet Meta-Gjinushi si dyshja e izoluar e tranzicionit
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka filluar dje përpjekjet për mbledhjen e firmave të 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të nevojshme për thirrjen e një referendumi
Popullor në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Në një deklaratë të posaçme për mediat, kreu i LSI-së, Ilir Meta kërkoi që deputetët t’i bashkangjiten thirrjes së tij, për të reflektuar në ndërgjegjen e tyre në mënyrë politike dhe jo ekonomike. “Ndryshimet Kushtetuese, të miratuara në Kuvend më 21 prill të këtij viti, kanë sfiduar në mënyrë të padrejtë vullnetin e popullit shqiptar, si dhe kanë përmbysur parimet demokratike të vendit tone. Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve të kuvendit t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre, t’i thërrasin përgjegjësisë së tyre para qytetarëve që i kanë zgjedhur. Në rast se këto ndryshime hyjnë në fuqi do të kemi vërtetë një Kushtetutë të re sikurse e deklaroi i ngazëllyer Sali Berisha. Por ne nuk dëshirojmë që të kemi një Kushtetutë të re, e cila në fakt është e vjetër, është ajo që populli shqiptar e ka rrëzuar që në Referendumin e vitit 1994, ku Berisha kërkoi atëherë të gjitha pushtetet si President i Republikës”- deklaroi metya, duke theksuar se për këtë nismë LSI është konsultuar paraprakisht me ekspertë të kushtetutës. Meta theksoi se LSI prêt në radhë të pare një vullnet institucional, në të kundërt do t’u drejtohet deputetëve në veçanti. “Unë i jam drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, edhe pse ai nuk është deputet, në mënyrë që ai të ndikojë tek grupi i vet parlamentar, që ata të nënshkruajnë këtë kërkese më se të drejtë dhe të ligjshme. Kemi kërkuar që këto ndryshime t’i verifikojë populli shqiptar, nëse janë apo nuk janë të drejta, sepse për Kushtetutën është shprehur populli shqiptar. Pra, në këtë drejtim, ne mirëpresim, në radhë të parë, një vendim institucional nga kjo forcë politike. Por, për të arritur këtë objektiv, sepse kjo është më e rëndësishmja, ne do të përpiqemi pastaj të komunikojmë me të gjithë deputetët, jo vetëm të Partisë Socialiste, por të gjithë forcave politike. Se sa e suksesshme do të jetë kjo ndërmarrje unë nuk jam i sigurt, sepse ju e kuptoni që, deputetët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Megjithatë, ne do ta bëjmë përpjekjen tonë deri në fund, sepse edhe koha sa vjen edhe ngushtohet për të frenuar instalimin e këtij puçi kushtetues”- deklaroi Meta. I pyetur nëse ka marrë një përgjigje nga Edi Rama në lidhje me letrën që i dërgoi dy ditë më parë, kreu i LSI-së tha se nuk ka ende ndonjë përgjigje dhe se gjithësesi shpresonte në një reagim pozitiv, pasi LSI ka ofruar dhe një kompromis me këtë rast. “Kompromisi ynë është që, në kërkesën për referendum të mos vëmë sistemin zgjedhor, meqenëse zoti Rama e ka pasur për zemër këtë lloj sistemi, pavarësisht se ne kemi vërejtje parimore për sistemin. Të mos e vëmë sistemin zgjedhor. Le të rrijë sistemin zgjedhor, ashtu siç është sepse për ne nuk ka ndonjë problem. Për ndershmërinë e zgjedhjeve ka problem, për përfaqësimin e shqiptarëve ka problem, për pamundësinë e qytetarëve shqiptarë që të zgjedhin vetë deputetët e të thonë fjalën e tyre dhe për deputetët ka një problem shumë të madh. Megjithatë, përmbysja e Kushtetutës është problemi më i madh që ne na ka ndodhur dhe po bëjmë këtë kompromis. Doni sistemin? Ja morët Saliut sistemin, shumë mirë. Ne nuk e po e ngacmojmë sistemin në referendum. Por që Shqipëria të jetë republikë parlamentare, apo të jetë republikë e Sali Berishës, për këtë duhet të shprehet populli shqiptar, duhet të shprehen dhe anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste. Dhe besoj se, në këtë qëndrim përfaqësoj dhe qëndrimin e tyre” vijoi më tej Meta. I pyetur në lidhje me reagimin e numrit dy në PS, Gramoz Ruçi, sipas së cilit referendumi nuk mund të mbahet, sepse jo vetëm mbledhja e firmave do kohë, por i gjithë ky proces nuk mund të bëhet para muajt maj dhe sipas tij nuk mund të mbahen referendume vetëm 6 muaj para zgjedhjeve, Meta tha se kreu i Asamblesë Kombëtare Socialiste, “që ka vite që mendon vetëm ekonomikisht dhe për fat të keq vetëm për veten e tij, ka shansin e fundit të gjykojë politikisht”. “Eshtë një spekullim kjo që ai ka thënë, sepse i referohet ligjit për referendumet për çështje të tjera. Për çështjen e amendimeve kushtetuese, Kushtetuta vetë është shumë e qartë, mjaftojnë 28 firma deputetësh që këto ndryshime të votohen në popull dhe brenda Qershorit referendumi është i realizuar dhe i bërë. Pra, gjithshka tjetër është mashtrim dhe spekullim, ashtu sikurse është një mashtrim i madh ajo qe thuhet se këto ndryshime kushtetuese janë bërë me këshillat e ndërkombëtarëve. Absolutisht, kjo është krejtësisht e pavërtetë, sepse ju e dini shumë mirë se Kushtetuta e vitit 1998, është bërë me ekspertizë të posaçme ndërkombëtare, evropiane dhe në veçanti me atë të Komisionit të Venecias që është institucioni më i specializuar”- deklaroi Meta. Përveç partisë se Milos dhe Cekës pro referendiumit popoullotr është shprehur dje edhe Partia Social Demokrate. Kreu I saj Skënder Gjinushi tha se forca e tij mbështet nismën e ndërmarrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për organizimin e referendumit popullor për rishikimin e ndryshimeve kushtetuese, të miratuara nga Kuvendi më 21 prill. Në këtë kuadër ai u shpreh se do të firmosë kërkesën e bërë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke nisur nga rishikimi i nenit për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit”. Sipas tij, nismës së LSI-së do t’i bashkangjiten edhe 7 deputetë të kësaj force politike të cilët edhe mbrëmjen e 21 prillit votuan kundër ndryshimeve kushtetuese në Kuvend . Me propozimin e dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD, Kuvendi miratoi në seancën plenare të 21 prillit disa ndryshime në ligjin themeltar të shtetit, që kanë të bëjnë me vendosjen e sistemit zgjedhor proporcional rajonal, mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, mocionin ndaj Kryeministrit, mandatin e kryeprokurorit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.