Zogaj: Imunitetet parlamentare të përdoren vetëm për të mbrojtur deputetin nga arrestimi, jo për të penguar hetimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, ka deklaruar dje ka ardhur koha që në Parlament të paraqitet projektligji për heqjen e imunitetit të deputetit, ndërsa ka apeluar edhe ndaj opozitës për mbështetjen e kësaj nisme. Gjatë një prononcimi për gazetën “55”, Zogaj tha se në institucione të ndryshme evropiane edhe nga Departamentin e Shtetit gjithnjë ka patur një nxitje përsa i përket trajtimit të cështjes së imunitetit të deputetit në Shqipëri. “Ne kemi një mbrojtje dhe mbrojtia është pozitive, por që të shërbejë mbrojtja për të treguar transparencën kjo është negative. Në këtë sens legjislacioni ynë ka një mbrojtie të dyfishtë e mbron deputetin edhe nga hetimi edhe nga arrestimi. Unë mendoj se kjo ka pasur kontekst të caktuar lidhur dhe me boshtin e demokracisë por në kushtet kur flitet shumë për përfshirjen e institucioneve apo dhe të politikanëve në afera korruptive është e drejtë që lëvizet përsa i përket clirimit të imuniteteve nga teprimi. Që në fillim të legjislaturës unë kam pasur këtë mendim. Ne kemi premtuar para zgjedhësve se do heqim dorë nga imuniteti. Por në qoftë se opozita jonë nuk e pranon këtë ne nuk mund t`u imponohemi atyre. Ne mbajmë fjalën që u kemi dhënë zgjedhësve por nuk u kemi premtuar atyre se do të dënojmë dhe ata që nuk duan se nuk është e drejtë kjo”- deklaroi Zogaj. Siaps tij procesi ka ngecur për shkak se opozita kishte dyshime për këtë projektin, duke e konsideruar si një manovër për t`u hakmarrë, porse sipas deputetit demokrat përvoja tregoi se “deri tani Prokuroria ka kërkuar dy heqje imunitetesh dhe të dyja për deputetë të mazhorancës”. “Pra kuptohet se nisma jonë nuk ka patur qëllime të mbrapshta ka qenë thjesht në funksion të transparencës dhe ndoshta ka ardhur momenti t`i kthehemi sërish kësaj nisme të vjetër të PD-së dhe të vendosim që të kemi mbrojtie imunitare kur kërkohet arrestimi i deputetit por të mos ketë pengesa kur kërkohet hetim në të cilin është përfshirë një deputet apo një zyrtar i lartë. Në lidhje me hetimin e Fatmir Mediut mendoj se është një cështje e rëndësishme, grupi parlamentar i PD-së, ndoshta dhe e gjithë mazhoranca, do të zhvillojë një takim dhe do të marë një vendim për tu shqyrtuar kërkesa e Kryeprokurores. Unë në parim e kam thënë dhe e them se vet ish-ministri Mediu, i cili u gjend në një rrethanë fatkeqe sic është Gërdeci, është më i interesuar se kushdo që kjo cështje të zbardhet. Natyrisht është e drejta e tij që të kërkojë të mos kufizohen hetimet tek një individ, por është në interesin e tij që të dalë e vërteta ashtu sic është,dhe kjo kërkon që ai të gjykohet pa imunitet.Vendimin për imunitetin e tij do të vendoset në grup”- përfundoi Zogaj.
Silvana Tresa
Silvana Tresa