E Diel, 1 Nëntor 2026

Deletroz: Rusia qasje pragmatike ne terren, por gjuhe e ashper deklarative

Flet Alain Deletroz, zv/president i GNK-se (Grupi Nderkombetar i Kontaktit)
Z.Deletroz, shqiptaret dhe pakicat jo serbe ne Kosove kane filluar pergatitjet per festimin e pavaresise, e cila pritet te shpallet kete jave. A do te ndodhe ne kete afat kohor dhe a besoni se eshte koha per festime?
Kam degjuar fjale, qe vijne nga Prishtina se po pergatiten per shpalljen e pavaresise ne ditet dhe javet qe vijne. Personalisht nuk kam informacione se kjo do te ndodhe kete fundjave. Ajo qe eshte e sigurt eshte se shpallja e pavaresise do ndodhe ne javet qe vijne.
Cfare ju ben te mendoni se nuk do ndodhe kete fundjave?
Ashtu sic e thashe fjalet per kete fundjave vijne nga nje rreth shume i ngushte ne Prishtine, derisa nuk ka asnje deklarim publik. Ajo qe pres te ndodh me siguri kete fundjave eshte qe Qeveria e Kosoves te beje publike deklaraten e synimit te shpalljes se pavaresise, ku mund te jepet dhe nje date e shpalljes. Sa i perket Ballkanit besoj se Kosova eshte pjesa e fundit e konfliktit ne ish Jugosllavi. Zgjidhja e vetme aktualisht eshte pavaresia e Kosoves. Gjate muajit te pare, pas fillimit te procesit te shpalljes se pavaresise, do kemi shprehjen e pakenaqesise nga Beogradi, por shpresoj qe cdokush do ruaje gjakftohtesine dhe ky proces tranzicioni te kaloje qetesisht.
Beogradi ka kerkuar nga serbet e Kosoves te qendrojne ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Edhe Prishtina zyrtare i ka bere thirrje pakices serbe te mbetet dhe te integrohet ne Kosoven shtet. A shihni ndonje gje te perbashket ne keto dy apele?
Mendoj se per Prishtinen dhe pjesen tjeter te Evropes ideja e nje shteti te paster etnikisht eshte ide plotesisht e papranueshme qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore. Eshte shume e rendesishme per te gjithe qe serbet qe jetojne ne enklavat ne jug te Kosoves dhe ne veri te Mitrovices ta ndjejne se mund te jetojne dhe te perparojne ne kete shtet. Kjo eshte themelore per pavaresine e Kosoves.
A mendoni se serbet e Kosoves do jene ne gjendje te marrin vete nje vendim pa ndikimin e Beogradit?
Serbet e Kosoves kane treguar deri tani interes te madh per keshillat qe vijne nga Beogradi. Shpresoj qe kjo do ndryshoje ne muajt qe vijne. Ajo qe pres te shoh ne te ardhmen e afert eshte qe Beogradi te mesohet dhe ta pranoje idene e Kosoves se pavarur. Per me teper qe gjithe rajoni po shikon gjithnje e me shume drejt te ardhmes dhe integrimit evropian. Kjo duhet te jete e vertete dhe per Serbine. Kur ta kemi lene pas kraheve problemin e Kosoves shpresoj qe energjite te fokusohen ne integrimin evropian dhe jo ne ndarjet e se kaluares.
Serbia me mbeshtetjen e Rusise ka kerkuar mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit, e cila mbahet sot. Cfare mund te pritet nga nje takim i tille?
Mendoj se nuk mund te presim ndonje gje nga Keshilli i Sigurimit, kur dihet se Rusia ka hedhur poshte te gjitha propozim rezolutat qe qarkulluan veren e kaluar. Nese Rusia do perpiqet te sjelle ndonje propozim rezolute kunder pavaresise se Kosoves atehere ajo do kishte veton e menjehershme nga se paku tre vende anetare te perhershme te Keshillit te Sigurimit. Ajo cfare mund te beje Rusia eshte te mbledhe nje takim te jashtezakonshem, qe do te mbetet ne nivelin e debatit. Ne keto kushte eshte Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara qe duhet te marre nje qendrim per te njohur ndryshimin e situates ne terren dhe te nxjerre perfundime per misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove.
A mendoni se kreu i Kombeve te Bashkuara do marre ndonje qendrim shpejt?
Ai nuk mund te beje asgje per momentin, per shkak te kundershtimit te Rusise.
Ajo qe kuptoj une me rolin e Sekretarit te Pergjithshem eshte se pas shpalljes se pavaresise, njohjes se saj nga nje numer i rendesishem i shteteve dhe nese do kemi vendosjen e misionit te BE-se ne terren, Kreu i Kombeve te Bashkuara do jete i detyruar te pranoje ndryshimin e situates ne terren.
Rusia ka permendur se fundi se duhet njohur pavaresia e pjeses turke te Qipros ne rast te njohjes se shtetit te Kosoves. Njeheresh Moska ka shtuar se nuk do nxitoje te njohe pavaresine e Abkazise apo Osetise Jugore. Si i lexoni keto deklarata?
E kam te veshtire t'i kuptoje deklaratat e tilla. Nese Rusia mbron ligjin nderkombetar, ashtu sic thote ne rastin e kundershtimit te pavaresise se Kosoves, atehere duhet te jete keshtu per te gjitha pjeset e tjera te botes. Pikerisht me kete qendrim Rusia rrezikon te krijoje perplasje dhe krijimin e konflikteve te reja ne Ballkan. Njeheresh ngaqe thirret ne ligjin nderkombetar Rusia nuk duhet te njohe as Osetine Jugore, Abkazine, Transnjistrine e me radhe. Nese Rusia synon te njohe keto rajone si shtete te pavarura atehere nuk e kuptoj pse kerkon nje perplasje te tille ne Ballkan. E kam te veshtire ta kuptoje logjiken e deklaratave te tilla.
Ne afat te afert dhe te mesem cili do jete reagimi rus ne Ballkan pas pavaresise se Kosoves?
Mendoj se reagimi i pare do jete nje retorike e ashper. Pres qe kjo te behet nga ministri i jashtem Lavrov. E derisa do kemi njohjen e pavaresise se Kosoves nga shumica e vendeve evropiane, do kemi daljen e Rusise per te bere publike pakenaqesine dhe kundershtimin e ashper me keto hapa. Nga pikepamja praktike besoj se Rusia do ruaje qasjen pragmatike ne rajon. Kemi pare Gazpromin te marre kontrata te fuqishme ne Serbi. Kemi pare Putinin te prese me nderet me te medha presidentin Tadic, madje gjate fushates zgjedhore. Dihet se kandidati tjeter Nikoliq, qe bente thirrje per vendosjen e bazave ruse ne Serbi u prit ne nivele shume me te uleta ne Rusi. Eshte e qarte se per Gazpromin dhe njerezit qe jane ne pushtet ne Rusi Serbia nuk duhet te jete nje pike e vdekur. Ata i duan tubat e Gazpromit te vene me tej se Serbia dhe ne kete rast nuk e duan izolimin e Serbise nga Evropa. Ne fund besoj se do kemi nje qasje shume pragmatike ne terren te kombinuar me nje gjuhe shume te ashper deklarative ne nivel te ministrit te jashtem.
A mund te themi se Rusia nuk mund ta demtoje ne realitet shtetin e ri te Kosoves?
Nuk besoj. Do ta demtoje ne kuptimin qe Rusia do bllokoje njohjen e shtetit te Kosoves ne zonen e vete te ndikimit dhe do bllokoje anetaresimin e Kosoves ne OKB dhe OSBE. Keto padyshim e godasin Kosoven. Por Rusia tashme e ka demtuar Kosoven, pasi i ka bllokuar te gjitha rruget per ta cuar perpara ceshtjen e Kosoves permes Keshillit te Sigurimit, cfare do kishte larguar te gjitha barrierat ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›