Serbet e Kosoves shpresojne te mos kete dhune ne diten e pavaresise
Banoret serbe nga pjeset qendrore te Kosoves, besojne se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk do te ndikoje me asgje qe do t’i detyronte ata t’i leshojne shtepite dhe vendbanimet e tyre, sic paralajmerojne disa qarqe te caktuara politike. Ndersa institucionet vendore dhe ato nderkombetare ne vazhdimesi dergojne mesazhe se nuk ka nevoje per panik dhe shqetesim, te serbet megjithate ka nje shqetesim sa me shume qe afrohet dita e shpalljes se pavaresise. Nje shqetesim me vete, kane dhe rreth 100 banore serb nga Graci i Vjeter i komunes se Lipjanit. Lubica Zhiviq, rreth 80 vjec, jeton me dy rejat dhe shtate nipat e mbesat. Ajo thote se gjate vitit 1999 i jane vrare te dy djemte dhe tash shpreson qe te pakten, te mbetet ne shtepine e saj dhe te mos detyrohet ta leshoj ate. Zhiviq, rrefen se si banoret e fshatit jane mobilizuar qe ne rast te shperthimit te trazirave eventuale ne Kosove te largohen per ne Serbi, nderkaq per familjen e saj, ajo thote se nuk ka ku te largohet.
“Nese ndodhe qe te largohen te gjithe, ne nuk e dime se kah do t’ia mbajme. Nuk kemi transport e as burra ne shtepi qe te na ndihmojne”, thote e shqetesuar Lubica Zhiviq. E shqetesuar per fatin e familjes se saj shprehet edhe Tadija Miliqeviq, mbi 70 vjec nga Gracanica. Ajo nuk e fsheh se ne rrethin ku jeton ka nje shqetesim, por, sipas saj, askush nuk e ka leshuar fshatin.
“Kemi pak shpresa qe njerezit megjithate te tregohen te mencur dhe te ndermarrin dicka qe te vazhdojme te jetojme se bashku”, thote Miliqeviq. “Nese pavaresia duhet te ndodhe, ne rregull, por ne duhet te jetojme ne shtepite tona”, thote kjo qytetare.
Shpresat se nuk do te ndodh ndonje perkeqesim i gjendjes se sigurise, serbet i mbajne te KFOR-i. Per dallim nga vitet e meparshme kur shpreheshin me rezerva ndaj forces paqeruajtese, tani serbet besojne se KFOR-i mund t’u dale atyre ne mbrojtje, nese kjo do te jete e nevojshme.
Bogban Nikoliq nga Gushterica, thote se pavaresia ne fakt nuk eshte asgje e re, por shqetesimi i tij kryesor eshte siguria per te dhe femijet e tij.
“Kjo nuk do te na befasoj shume. Do te shohim se si do te sillet bashkesia nderkombetare dhe se krejt varet nga Amerika dhe Evropa”, thote Nikoliq, duke shpresuar qe e tera te permbyllet pa viktima dhe pa dhune. Statusi i Kosoves, sipas tij, vendoset nga jashte dhe jo nga kosovaret.
“Krejt kjo varet nga vende tjera, nga perendimi dhe Rusia. Ne vetem mund te mashtrohemi, ngase kjo dirigjohet nga te tjeret”, thote Nikoliq.
Kurse Stamenko Milenkoviq nga Ferizaji, thote se nuk planifikon qe te largohet, pavaresisht statusit te Kosoves.
“Nuk eshte mire per ne por c’te bejme, ketu kemi jetuar per 50 vjet dhe nuk kemi ku tjeter”, thote Milenkoviq. Edhe ai shpreson qe te mos kete dhune, kurse per statusin thote se banoret serb duhet te pajtohen me te. Ndersa rritja e shqetesimeve nga banoret serb verehet, sidomos te ata jetojne ne pjesen qendrore te Kosoves, strukturat vendore dhe nderkombetare te sigurise perserisin cdo dite se nuk ka nevoje per frike nga permbyllja e statusit te Kosoves. Keto struktura thone se jane te gatshme te veprojne ndaj te priturave dhe te papriturave. Perderisa kryeministri Hashim Thaci dje u beri thirrje qytetareve qe te mos e kuptojne festen e pavaresise si kremte ndaj dikujt. Ai thote se Kosova e pavarur do te jete nje shtepi per te gjithe me mundesi te barabarta edhe per pakicat.
Marre nga radio “Europa e Lire”