E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka paralajmeron PS Reforma zgjedhore testi per koalicionin

Opozita Kreu i PDK-se Ka nje paqartesi nga selia roze

Deklarimet e kreut socialist Edi Rama rreth pamundesise se PS-se ne imponimin e alternativave juridike ne kuader te reformes zgjedhore nuk i kane kenaqur aleatet e tij. Madje rrjedha e punes ne kete drejtim me gjase do te percaktoje edhe kohezionin e koalicionit opozitar te drejtuar nga selia roze e ku aktualisht bejne pjese disa parti te majta dhe te djathta. Nje sinjal ne kete drejtim ka dhene dje kreu demokristian Nard Ndoka i cili ne nje prononcim per Shqip eshte shprehur se reforma zgjedhore eshte testi per qendrimin e kesaj force politike ne koalicionin e tanishem opozitar. Ne e kemi deklaruar edhe me heret se reforma zgjedhore eshte nje test per koalicionin opozitar nje test qe kushtezon edhe qendrimet e Partise Demokristiane ne raport me te. Ka nje paqartesi te PS-se per reformen dhe ne ditet ne vijim ne do te kemi takime dhe kontakte zyrtare per te marre nje qendrim zyrtar definitiv te saj per reformen zgjedhore tha Ndoka. Nese per kete ceshtje demokristiani ka parashtruar nje dileme qe buron nga qendrimet e PS-se per nje teme tjeter si ajo e zgjedhjes se presidentit te ri ai ka dhene disa informacione politike me domethenese. Ne nje prononcim per TV Alsat Ndoka ka nenvizuar se sipas partise se tij Bamir Topi eshte kandidati me i pershtatshem per tu rizgjedhur ne nje mandat te dyte. Une e konsideroj si kandidatin me te mire te mundshem e potencial qe ka institucioni i presidentit. Per faktin qe zoti Bamir Topi si President i Republikes ka ditur te qendroje mbi palet. Kjo e ka cenuar disi mbeshtetjen e PD-se por nje parti e pergjegjshme dhe demokratike pa diskutim qe do te merrte nje nisme per rikandidimin e zotit Topi. Por per fat te keq PD eshte nje parti klanesh ka thene ai. Perkundrejt ketij emri ai i Fatos Nanos sipas Ndokes nuk qendron per arsye te distancimit te tij prej jetes politike shqiptare. Per fatin e keq ai ka zgjedhur te jetoje larg Shqiperise pra nuk ka qene nje njeri qe ka zgjedhur qe te vazhdoje ne politike. Keshtu ka humbur besimin ne njefare menyre te politika ka humbur besimin te qytetaret u shpreh Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›