Presidenti ri Berisha Jo me imponim por sipas Kushtetutes
Presidenti i vendit do te zgjidhet sipas Kushtetutes dhe jo nga presionet e opozites si dhe ato qe kerkojne zgjedhjen me vote nga populli. Edhe pse vendi eshte 6 muaj larg procesit te zgjedhjes se kreut te ri te shtetit Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e pare te qeverise per 2012-n ka hedhur qendrimin e radhes se mazhorances si per te provokuar reagimet per kete proces. Kreu i qeverise njeheresh edhe i mazhorances ka theksuar ne fjalen e tij se nuk do ta toleroje moszbatimin e Kushtetutes e cila parashikon zgjedhjen e presidentit te ri vetem me votat e deputeteve te Kuvendit. Ky eshte viti i zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ju garantoj se do te zgjidhet kryekeput dhe teresisht ne perputhje me Kushtetuten e vendit por cdo perpjekje per ti imponuar Shqiperise per ti kushtezuar asaj deshira suplementare ne raport me Kushtetuten do te pesoje deshtimet qe kane pesuar te tjerat deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se uroj qe te bejme perpjekje te medha per ti dhene vendit nje President ne lartesine e detyrave ne lartesine e Kushtetutes dhe te ligjeve te vendit me integritet te plote. Kreu i PD-se i ka kujtuar opozites se i qendron paktit per realizimin e reformave duke mos lene jashte vemendjes dhe ligjin elektoral. Ne radhe te pare dua te garantoj opoziten se jemi te vendosur ti qendrojme marreveshjes qe arritem pike per pike sikunder theksoj dhe dua te theksoj se askush dhe per asgje nuk do te mund te marre peng ecurine e ketij vendi. Politika e pengut zgjati por deshtoi. Nje vend i lire nuk mund te merret peng kurre. Nje vend i lire me besim te liria me besim te ligji dhe Kushtetuta e tij demokratike nuk mund te merret peng nga askush. Ndaj dhe ne qendrojme te vendosur dhe te hapur per nje bashkepunim te hapur dhe te sinqerte ne interesin me te mire te vendit sikunder qendrojme te vendosur per zbatimin me rigorozitet te ligjeve dhe te Kushtetutes se ketij vendi. Uroj dhe deshiroj qe ato ligje qe presin te votohen me tre te pestat sic eshte marreveshja uroj dhe deshiroj dhe jam i vendosur te bej cdo gje per reforme elektorale te suksesshme deklaroi Berisha. Procesi per zgjedhjen e presidentit duhet te perfundoje si afat i fundit ligjor me 28 korrik. Kushtetuta parashikon pese raunde per votimin e kreut te ri te shtetit cka nenkupton se procesi do te nise ne mesin ose ne fundin e muajit qershor. Sipas Rregullores dhe Kushtetutes procesi i raundit te votimit kryhet ne cdo nje jave. Presidenti i Republikes sipas nenit 109 te Rregullores zgjidhet ne perputhje me nenet 86 87 dhe 88 te Kushtetutes me votim te fshehte dhe pa debat. Konferenca e Kryetareve cakton daten e kryerjes se votimit per cdo raund votimi te percaktuar ne Kushtetute. Sekretariati per Procedurat dhe Votimet eshte komisioni i votimit i cili ne kete rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit. Sipas nenit 87 te Kushtetutes Votimi i pare zhvillohet jo me vone se shtate dite nga fillimi i procedures per zgjedhjen e presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo me vone se shtate dite nga perfundimi pa sukses i votimit pararendes. Votimi quhet i kryer edhe kur ne konkurrim nuk paraqitet asnje kandidat. Nderkohe qe kane ardhur dhe reagimet e para te opozites. Deputeti i PS-se Erjon Brace ne komentet e tij ne faqen sociale i ka cilesuar si tentative te Kryeministrit per shmangien e opozites nga procesi i zgjedhjes se kreut te shtetit. Kush e degjoi edhe sot Berishen ka thene Idioti Harron qe kete e tha dhe naten e fundit te vitit qe shkoi Nuk eshte idiot Thjesht po synon te votoje nje president pa nje proces qe zgjedh nje president Po kerkon te mbaje larg dhe te perjashtoje opoziten nga procesi i zgjedhjes se presidentit. Ka nje qellim Nje president te partise jo te popullit Shqiperia eshte ne vitin e saj me te veshtire Rrezikon te kthehet ne nje republike formale partiake shprehet Brace.