Kukan Nese ka bashkepunim PD-PS vendimi per statusin ne qershor
Shqiperia mund te marre nje lajm te mire per integrimin ne Bashkimin Europian ne muajin qershor. Por kjo varet nga vullneti qe do te kete klasa politike shqiptare. Kete e pohon per Albanian Screen kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan. Eurodeputeti i kerkon politikes dhe institucioneve shqiptare qe te permbushin 12 prioritetet e vendosura nga Brukseli. Nese ecet ne kete drejtim ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian ne qershor per Shqiperine mund te merren vendime pozitive qe lidhen me statusin e vendit kandidat. Une sinqerisht shpresoj qe kjo tendence pozitive te vazhdoje. Ne qershor Keshilli i Bashkimit Europian mund te miratoje disa dokumente te cilat mund te jene pozitive per Shqiperine dhe per te ardhmen e saj deklaroi Kukan. Ndersa vendi yne ka hyre ne vitin e 100 te krijimit te shtetit deputeti i PE-se thote se 2012 mund te shenoje edhe fillimin e nje historie te re per shqiptaret ate te hyrjes ne Europe. Une mendoj se ky eshte nje pervjetor shume i rendesishem ne historine e Shqiperise dhe mendoj se duhet perdorur per te demonstruar qe vendi ka nisur nje histori te re ate te hyrjes ne Europe. Pra te gjithe shqiptaret mund ta perdorin kete pervjetor te rendesishem per te provuar perfundimisht deshiren e tyre per tiu bashkuar familjes se madhe europiane. Dhe per kete eshte gjithmone i nevojshem bashkepunimi i te gjitha paleve shprehet Kukan. Fundi i vitit 2011 shenoi edhe fundin e ngercit politik ne vend dhe palet nisen bashkepunimin per te plotesuar 12 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.