E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka "pushon" Bushatin e Gurakuqin

Fatjona Mejdini

Ndoka vendos te mos humbase kohe per zevendesimin e Bushatit dhe te Gurakuqit me emra te rinj ne postet qe ata mbajne. Diten e marte te javes se ardhshme, kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, do te paraqese ne zyren e Kryeministrit Berisha edhe kerkesen per shkarkimin e dy zevendesministrave te tij. Ne nje prononcim per "Koha Jone", drejtuesi i PDK-se, Ndoka, deklaroi se ne shkresen ku do t'i kerkonte Berishes edhe shkarkimin e zv/ministrit te Jashtem dhe atij te Integrimit, do t'i propozonte edhe dy emrat e rinj te ardhur nga radhet e PDK-se, te cilet do te perfaqesojne kete parti ne keto nivele te dyta te qeverisjes. Sipas tij, keta emra do te zgjidheshin gjate mbledhjes se Keshillimit Kombetar te PDK-se, i cili do te mbahet diten e premte.

"Do t'i kerkoj Berishes shkarkimin e dy zevendesministrave, Anton Gurakuqi dhe Zef Bushati, pas mbledhjes se Keshillit Kombetar te PDK-se te premten", deklaroi Ndoka, per mbledhjen e cila pritet te zgjedhe edhe dy zevendesuesit e Gurakuqit dhe Bushatit per postet respektive. Shkarkimi i dy zevendesministrave qe per me shume se nje jave po sulmojne edhe kreun e PDK-se, Ndoka, ishte lajmeruar prej kreut te PDK-se, pak dite me pare. Por, duket se fillimi i javes tjeter do te beje realitet kete kercenim te Ndokes ndaj dy zevendesministrave "rebele", te cilet perfaqesojne ngjyren e bardhe demokristiane ne qeverisjen e Berishes, por qe po tentojne te rrezojne pikerisht Ndoken, ate qe i ngjiti per here te pare ne keto nivele.

Por, nga ana tjeter, perfaqesuesit e levizjes kundra kreut te PDK-se, njekohesisht ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, nuk e pranojne legjitimitetin e Keshillit Kombetar, i cili pritet te mblidhet neser. Ne deklaratat per mediat, Gurakuqi dhe Bushati kane theksuar se nuk mund te pranojne qe Keshilli Kombetar, qe, sipas tyre, eshte i perbere me njerez jo demokristiane te marre vendime per vete PDK-se. Kundershtaret i sugjerojne Ndokes qe te marre pjese ne Kongresin e Jashtezakonshem te kesaj partie, i cili do te mbahet me 10 maj dhe ka si qellimin shkarkimin e Ndokes nga detyrat e tij si kreu i PDK-se dhe minister i Shendetesise. Por kreu i kesaj partie, Nard Ndoka, e ka konsideruar si jo legjitim kete kongres, i cili prej kohesh po organizohet nga kundershtaret e tij, te cilet per te militojne ne parti te tjera. Nga ana tjeter, Ndoka ka deklaruar se ai vazhdon te jete kreu i PDK-se dhe minister i Shendetesise, sepse eshte zgjedhur ne menyre legjitime nga strukturat e kesaj partie. Ne kete menyre, kreu i PDK-se ka hedhur poshte edhe akuzat e bera nga kundershtaret e tij, duke theksuar se ata nuk jane pjese e kesaj partie dhe per pasoje nuk mund te marrin asnje vendim ne lidhje me punet e brendshme te vete PDK-se.

Debatet e fundit ne PDK duhet se jane nder me te fortat qe kjo parti ka pesuar ne vite. E gjithe kjo nisi kur kreu i kesaj partie, Nard Ndoka, shkarkoi kreun e Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujken. Duke e akuzuar Ndoken per paaftesi ne drejtimin e Partise Demokristiane, rreth Pashk Ujkes u mblodhen edhe kundershtare te tjere te Ndokes, mes te cileve edhe zv.ministri i Jashtem, Anton Gurakuqi dhe ai i Integrimit, Zef Bushati. Por debatet mbi menyren e drejtimit te PDK-se degjeneruan edhe ne sulme personale. Keshtu kundershtaret e akuzuan Ndoken se ai nuk kishte edhe diplomen e shkolles se mesme. Madje, ish-kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Nikolle Lesi, i ka kerkuar edhe zyrtarisht ministrit te Arsimit te hetoje ne lidhje me diplomen e shkolles se mesme te Nard Ndokes.

Ndoka akuzoi Topallin per sulmet

Kreu i demokristianeve, Nard Ndoka, ka deklaruar se eshte Kryetarja e Kuvendit, njekohesisht nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, e cila po nxit percarjen ne PDK. Sipas Ndokes, Topalli ka arritur te binde me presion perfaqesues te kesaj partie te kundershtojne drejtimin e PDK-se nga Ndoka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›