E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit ultimatum presidentit Morsi: Largohu ose mosbindje civile

egjiptEgjipt- Një lëvizje që opozita egjiptiane ka çuar në protesta mbarëkombëtare kundër presidentit Mohamed Morsi i ka kërkuar atij të japë dorëheqjen deri të martën.

Në një deklaratë të lëshuar nga Tamarud (Rebel) tha se zoti Morsi do të përballet me një fushatë të mosbindjes civile, nëse ai nuk ka lë pushtetin dhe të lejojë që zgjedhjet të mbahen.

Grupi tha se kishte mbledhur më shumë se 22 milion nënshkrime në mbështetje. Turmat e parë në Sheshin Tahrir në kryeqytetin Kajro, të dielën ishin më të mëdhatë që prej revolucionit të vitit 2011.

Në shpërthime sporadike të dhunës, të paktën një person u raportua i vrarë në një sulm në selinë e Vëllazërisë Myslimane të zotit Morsi në Kajro, ndërsa katër të tjerë vdiqën në krahinën qendrore të Assiut.

Protestuesit nëpër Egjipt e kanë akuzuar kryetarin e shtetit se ka dështuar për të trajtuar problemet ekonomike dhe të sigurisë. Përkrahësit e tij kanë këmbëngulur se ai ka nevojë për më shumë kohë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›