Ndotja akustike “çmend” shkodranët
27/03/2009 Ankesa të shumta në prefekturë. Prefekti Cungu, detyra autoriteteve të marrin masa
SHKODER- Ankesat e shumta të qytetarëve shkodranë për zhurmat e shkaktuara nga muzika e lartë në lokale, deri në orë të vona të natës ka nxitur prefektin e qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, të marrë për herë të parë iniciativën e mbajtjes nën kontroll të ndotjes akustike. Për të arritur këtë qëllim prefekti Cungu ka thirrur në një takim organizativ pune të gjithë institucionet që mund të jenë aktorë në mënjanimin e shqetësimit të banorëve nga zhurmat.
Ndotja akustike
Konkretisht në këtë takim prefekti Cungu thirri drejtuesit dhe specialistët e institucioneve të tilla si Policia Bashkiake, Inspektorati i Punës, policia e qarkut Shkodër, Drejtoria e Shëndetit Publik, zyra rajonale e mjedisit, zyra e Tatimeve etj. Fillimisht u duk i lehtë organizimi i punës për parandalimin e vijueshmërisë së akustikës së lartë që shqetëson qytetarët, por drejtues të institucioneve të ndryshme shprehen shqetësim në lidhje me bazën ligjore, eksperiencën për të vepruar në këtë drejtim, pa rënë ndesh me ligjet e tjera, si dhe për mungesën e mjeteve matëse. “Institucionet e Shkodrës janë të papërgatitura për të konstatuar apo dhe për të marrë masat ndëshkuese sipas ligjit, në rastet e ndotjes akustike. Pranë zyrës mjedisore mungojnë aparaturat e matjes së ndotjes akustike”, ngriti shqetësimin e tij Liljan Idrizi, drejtor i zyrës rajonale të mjedisit Shkodër. Prefekti Cungu u bëri të qartë të pranishëmve se ishin të shumta dhe të njëpasnjëshme ankesat e qytetarëve për akustikën e lartë që përdoret në lokalet pranë banesave të tyre, ndaj të gjithë së bashku duhet të bashkërendonin punën për të mënjanuar këtë ndotje akustike. Prefekti Cungu udhëzoi se fillimisht mund të operohet me verifikimet e të gjitha rasteve për të cilat kishte ankimin nga qytetarët. Ndërkohë përfaqësuesi i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Xhelal Kastrati, u shpreh se shqetësim nuk paraqesin lokalet dhe diskot me muzikën e lartë, që sjellin probleme, apo dëmtim të nervit akustik, por edhe firmat e ndërtimit gjatë punës së tyre, si dhe sharrat që përdoren për prerjen e trungjeve.
Ndërhyrja
Mjeku Kastrati sugjeroi ngritjen e grupeve të punës që do të kryenin verifikimet në terren, njëkohësisht me konsultimin e anës ligjore që parashikon dënimet e subjekteve, apo individëve që shkaktojnë ndotjen akustike. Pas shumë diskutimesh kryesisht rreth mosnjohjes së bazës ligjore për ndërhyrje të tilla që do të realizohen për herë të parë të paktën në Shkodër, u ra dakord për ngritjen e grupeve të punës. Grupet e punës që do të përbëheshin nga përfaqësues të të gjitha institucioneve, do të verifikojnë licencat e marrë nga dega e Tatimeve për të kontrolluar lejen e ushtrimit të aktivitetit, oraret e ushtrimit të aktivitetit, masat mbrojtëse ndaj ndaljes së zhurmave jashtë lokaleve, përdorimi i mjeteve të punës me pajisje të mënjanimit të zhurmave të mjeteve që përdoren nga firmat ndërtuese, apo subjektet e tjera private. Më pas do të vendoset sipas bazës ligjore në fuqi, sa është masa e shkeljeve, për të përcaktuar dënimet që duhen dhënë. Prefekti Cungu udhëzoi që grupet e punës të përgatisin relacionet përkatëse për të gjitha shkeljet dhe masën e ndotjeve akustike që shkaktohen në Shkodër dhe t’i paraqesin ato në mbledhjen e dytë që do të organizohet posaçërisht për këtë qëllim.
NDOTËSIT
Përfaqësuesi i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Xhelal Kastrati, u shpreh se shqetësim nuk paraqesin lokalet dhe diskot me muzikën e lartë, që sjellin probleme, apo dëmtim të nervit akustik, por edhe firmat e ndërtimit gjatë punës së tyre, si dhe sharrat që përdoren për prerjen e trungjeve.
SHQETËSIMI
“Institucionet e Shkodrës janë të papërgatitura për të konstatuar apo dhe për të marrë masat ndëshkuese sipas ligjit, në rastet e ndotjes akustike. Pranë zyrës mjedisore mungojnë aparaturat e matjes së ndotjes akustike”, tha Liljan Idrizi, drejtor i zyrës rajonale të mjedisit Shkodër.