E Diel, 1 Nëntor 2026

Gurakuqi: Ndoka pazare politike me partitë e majta

26/03/2009  Partia Demokristiane

Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi ka sulmuar ashpër Nard Ndokën, që sipas tij ka prezantuar në Qarkun e Dibrës nën siglën e PDK-së kandidatë për deputetë persona të cilët në zgjedhjet parlamentare të 2005-s përfaqësonin partinë e majtë “Demokracia Sociale”. “PDK dhe kryetari i saj Anton Gurakuqi denoncojnë lojërat politike dhe të pamoralshme që zoti Nard Ndoka po bën me emrin e demokristianëve shqiptarë. Siç kemi deklaruar edhe më parë, Ndoka nuk përfaqëson demokristianët shqiptarë dhe frymën e tyre. Prezantimi i kandidatëve për deputet në Qarkun e Dibrës nën siglën e PDK-së tregon më së miri se ky person, që është në prag të pensionit politik, është drejtues i fraksionistëve të PDS-së”, - thuhet në deklaratën e djeshme të PDK-së. Sipas partisë që drejtohet nga Gurakuqi, tre emrat e parë të listës prej 5 kandidatë për Qarkun e Dibrës - Emin Saraçi, Edmond Stojku dhe Agim Pisli - jo vetëm që s’kanë lidhje me PDK-në dhe demokristianët shqiptarë, por kanë qenë pjesë e rëndësishme e një prej partive kryesore aleate të PS-së, PDS-së. Për partinë e Gurakuqit, kanë qenë kandidatë për deputet të PDS-së në zgjedhjet parlamentare të 2005-s dhe më konkretisht në zonat elektorale 37 dhe 19.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›