Tokat e 7501, si kalohen nga përdorimi në pronësi
27/03/2009 Vendimi i qeverisë saktëson procedurat që do të ndjekë komisioni i verifikimit
Në vendimin e marrë së fundi prej qeverisë mbi procedurat e rishikimit të titujve të pronësisë të ndarë me ligjin nr. 7501 është parashikuar dhe dhënia e pronësisë për tokat që kanë mbetur ende në përdorim. Ndërsa për realizimin e këtij procesi do të merren komisionet e verifikimit të titujve në qarqe.
Rishikimet
Sipas vendimit, tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare, subjektet që ende nuk e kanë marrë tapinë e tokës duhet të paraqesin kërkesën në komisionin vendor. Do të jetë ky i fundit që pas rivlerësimit të të dhënave do të marrë vendimin përfundimtar sipas formularit të miratuar dhe në qeveri. “Janë në përdorim dhe shfrytëzim faktik nga subjektet ligjore të trajtimit me tokë në pronësi, për të cilat komisioni i tokës ende nuk ka përfunduar plotësimin e dokumentacionit ligjor dhe nuk ka lëshuar aktin e marrjes së tokës në pronësi”. Me këtë përcaktim ngarkohet komisioni i verifikimit të tokës për të vendosur kalimin nga përdorim në pronësi.
Rishikimi
Gjithashtu në vendim përcaktohet se komisioni, i drejtuar prej prefektit, do të bëjë rishikimin e titujve të përfituar nga ndarja e tokës. Për ish-ndërmarrjet bujqësore veç certifikatës familjare të vitit 1991 do të kërkohet dhe libreza e pensionit të përfituar si ish-pjesëtar i kooperativës. Ndërsa në rillogaritjen e masës së përfitimit komisioni i verifikimit të titujve do detyrohet të marrë të dhëna nga zyrat e administrimit të tokës, ku do të saktësohet sa metra katrorë për frymë janë ndarë për zonën ku ndodhet subjekti në rishqyrtim. Më pas sipërfaqja në fjalë do të shumëzohet me numrin e pjesëtarëve të familjes në vitin 1991.
3. Pranë komisionit vendor, qytetari paraqet:
a) Kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi.
b) Certifikatën e gjendjes familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes më:
- 1.08.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore;
- 1.10.1992 për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
c) Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës.
ç) Planvendosjen e ngastrës/ngastrave që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit në shkallën 1:2500 nga një specialist topograf i licencuar.
d) Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.08.1991 ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992.
Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë pranë komisionit vendor çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.