E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike mbyllen gjashte lokale ne Bllok

Ministria e Mjedisit dhe forcat e rendit ndalojne shkelesit e ligjit per ndotjen akustike. Do te vijojme aksionet

Avazi i vjeter i nje sere lokaleve te ish-zones se Bllokut te cilat qendronin hapur gjate gjithe oreve te nates u perball mesnaten e dy neteve me pare me forcat e rendit dhe inspektoret e mjedisit te cilet gjobiten gjashte lokale per ndotje akustike. Aksioni u zhvillua mesnaten e se premtes ne zonen e ish-Bllokut ku pas kontrollit te kryer nga Inspektorati i Mjedisit u verejt se gjashte lokale mbanin muzike ne nivel mbi ate te lejuarin pas ores 12 te nates cka ishte e ndaluar ne baze te lejes mjedisore me te cilen ishin pajisur.

Gjobat

Duke iu pergjigjur edhe ankesave te vazhdueshme te qytetareve te zones inspektoret e mjedisit te shoqeruar nga dhjetera police zhvilluan kontrollin ne zonen e ish-Bllokut duke ndaluar aktivitetin e gjashte lokaleve ne rrugen Deshmoret e 4 Shkurtit. Sipas Ministrise se Mjedisit ndaj tyre u aplikua gjoba me e larte e parashikuar nga ligji per ndotjen akustike prej 50 mije lekesh.

Nderkaq keto lokale u boshatisen menjehere dhe u detyrua ndalimi i aktivitetit te tyre pas ores 12 te nates. Inspektoret paralajmeruan zyrtarisht pronaret e lokaleve ne fjale se ne rast se do te rihapeshin ne kundershtim me ligjin duke mbajtur hapur mjediset e tyre pas ores 12 pa pasur lejen e posacme mjedisore atehere aktiviteti i tyre do te mbyllej perfundimisht sic parashikohet nga ligji.

Aksionet

Por Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ka paralajmeruar se aksionet nuk do te perfundojne me kaq. Ne kete menyre sipas MMPAU ky ishte thjesht aksioni i pare per muajin shtator dhe ne pergjithesi per fillimin e vjeshtes qe do te pasohet me nje sere kontrollesh te tjera te rrepta gjate diteve ne vijim. Nepermjet nje komunikate per shtyp ministria theksoi se ligji per ndotjen akustike do te zbatohet rigorozisht dhe te gjitha subjektet qe do ta shkelin ate do te ndeshkohen.

Aksionet per kontrollin e ndotjes akustike ne zbatim te ligjit te miratuar ne vitin 2007 jane intensifikuar gjate muajve te fundit dhe sidomos gjate sezonit turistik kur per here te pare zonat turistike ne vend nuk u mbyten nga zhurmat e oreve te vona te nates qe ofronin cdo vere te gjitha lokalet e palicencuara. Perkundrazi Ministria e Mjedisit ka gjobitur me qindra lokale te cilat nuk jane pajisur me lejen e posacme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›