E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja akustike, policia: Ndjekje penale ndaj abuzuesve

Policia bashkiake së bashku me Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Institutin e Shëndetit Publik kanë vijuar me aksionin kundër ndotjes akustike në Tiranë. Për ditë me rradhë kjo taskforcë është e drejtuar drejt kryeqytetit më synim reduktimin e zhurmave dhe muzikës së lartë në zonën e ish Bllokut, një prej zonave më problematike të Tiranës.
 

Për 24 orët e fundit në Tiranë, Njësia Taks-Forcë nën drejtimin e Prefektit, kanë ushtruar kontrolle të shumta mbi ato subjekte që prodhojnë zhurmë duke mos zbatuar orarin e përcaktuar.
 

Lidhur me këtë vetëm natën e mbrëmshme kanë kundërshtuar dhe do t`i referohen materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj dy pronarëve dhe administratorëve të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Njësisë Taks-Forcë, e krijuar për këtë qëllim.

Ndërkaq policia u bën thirrje pronarëve dhe administratorëve të këtyre subjekteve, të zbatojnë me përpikmëri orarin e përcaktuar,për tejkalim të normave të lejuara të nivelit të zhurmës në mjedis, pasi ndaj tyre do të fillojë ndjekja penale si dhe do të sekuestrohen pajisjet elektronike, në rast të moszbatimi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›