Hyrjet e paligjshme në QSUT, ankohen drejtuesit e spitalit

Përveç hyrjeve kryesore, janë hapur të tjera porta të paligjshme nga individë apo pronarë të subjekteve private. Në janar të këtij viti Drejtoria e Spitalit në bashkëpunim më policinë bashkiake kanë zhvilluar një aksion për shembjen e këtyre hyrjeve dhe kioskave, me qëllim që asnjë qytetar dhe pacient të mos shqetësoheshin nga hyrje-daljet e panurmërta në këtë qëndër spitalore.
Pas 8 muajve, porta në afërsi të morgut është rihapur sërish. I pyetur për këtë cështje drejtori i QSUT, Saimir Ivziku, u shpreh i prerë se do të vazhdojë reformën e tij që brenda spitalit nuk do të ketë më të tilla problem, duke paralajmëruar se në gusht do të ketë një tjetër aksion, këtë herë edhe me Policinë e Shtetit.
Për rastin në fjalë Drejtori i spitalit sqaron se ka ngritur edhe një padi në Prokurori, ku i ka kërkuar këtij organi të marrë masat ndaj këtij subjekti.
I pyetur në telefon për këtë cështje, Drejtori i policisë bashkiake tha se kjo portë hyrëse është mbyllur sepse ishte e paligjshme dhe tashmë me aksion të fundit pritet ti jepet fund hyrjeve që hapen në kundërshtim të ligjit.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga banorët e zonës përreth, për shkak se porta ndodhet fare pranë Spitalit të Burgut dhe ata i druhen sigurisë së tyre. Ora Neës nuk mundi të kontaktojë dot me drejtorin e këtij spitali, i cili aktualisht ndodhet me leje të zakonshme, por kamerat tona do ta ndjekin edhe më tej këtë shqetësim.