Ndotja e Danubit kercenon ekosistemin
Pas carjes se nje dige ne nje fabrike alumini ne Hungari ne zonen perreth u derdh nje sasi e madhe balte e kuqe helmuese. Tani ekziston frika e ndotjes se Danubit lumit te dyte me te gjate ne Europe. Tri ore iu desh te priste nje pensionisteje ne tarracen e shtepise se saj qe te mberrinte ndihma. Zjarrfikesi nuk kalonte dot ne masat e baltes qe kane mbuluar lokalitetin Devetcser me rreth 5.000 banore. Balta e kuqe ma ka djegur trupin deri ne gjoks. Kur mberriten zjarrfikesit ende nuk kisha ndier gje. Por nje dite me vone dhembjet ishin te tmerrshme tregon ajo. Kater persona humben jeten ne masat e baltes me shume se 100 te lenduar trajtohen ende ne spitalet perreth. Ministri i Brendshem i Hungarise Sandor Pinter paralajmeron Balta eshte shume e rrezikshme mund te shkaktoje djegie nese bie ne kontakt direkt me lekuren. Ajo mund te verboje nese bie ne kontakt me syte. Behet fjale per nje lende shume te rrezikshme. Problem per mbrojtesit ne rast katastrofash eshte se ende nuk dihet se cfare substancash permban vertet balta. Balta e kuqe eshte nje mbetje qe rezulton gjate perftimit te aluminit me veti acide dhe plot me metale te renda. Nuk perjashtohet qe per te gjitha siperfaqet e prekura te ndalohet perdorimi bujqesor per shume vite me radhe pasi eshte e pamundur te largohen masat e baltes se kuqe nga nje zone rreth 40 kilometra katrore. Por ne nje pike mjeku Pal Kalasi shprehet me nota qetesuese Kur eshte fjala per radioaktivitet mund te themi se nuk ka rritje te rrezatimit. Te pakten ne kete aspekt nuk ka probleme. Fabrika e prodhimit te aluminit u mbyll perkohesisht me urdher te qeverise hungareze. Balta e kuqe gjendej ne nje rezervuar te rrethuar nga mure balte. Njeri prej tyre u ca. Prokuroria hungareze po heton per pakujdesi. Ka mundesi qe nerezervuar te gjendej me shume balte e kuqe nga sa eshte e lejuar. Drejtori i fabrikes se aluminit Lajos Tonaji i hedh poshteketo akuza Ne nuk jemi pergjegjes per kete fatkeqesi. I kemi kryer rregullisht te gjitha kontrollet. Vetem dhjete dite me pare rezervuari i baltes se kuqe u kontrollua dhe u aprovua nga autoritetet. Dhe nuk kishte asnje kritike. Nje ore para carjes se diges nje nga ekspertet tane e kontrolloi rezervuarin dhe nuk konstatoi asnje parregullsi. Per Kryeministrin e Hungarise Viktor Orban nje gje eshte e qarte Eumlshte e rendesishme te dihet qe rezervuari eshte kontrolluar vetem pak para avarise. Pra kontrolli i parashikuar me ligj eshte kryer. Kjo nuk ndryshon asgje ne faktin qe ndodhi nje tragjedi. Dhe ne duhet te marrim masa mbrojtese njerezit nuk duhet te hane ushqime nga rajoni i prekur edhe pse ne dukje mund te jene te parrezikshme. Kryeministrin e shqeteson edhe e ardhmja ekonomike e rajonit Me e keqja qe mund te ndodhte eshte qe fabrika e aluminit te mos prodhoje me. Atehere ajo nuk do te kete as para per te shlyer zhdemtimin. Tani e kemi pezulluar prodhimin per nje jave dhe ne fundjave do te vendosim nese prodhimi do te rifilloje. Orban i beri thirrje sipermarrjes te filloje sa me pare me riparimin e rezervuarit te demtuar. Aktualisht ne rajonet e prekura vazhdojne punimet e pastrimit. Fasadat e shtepive nuk jane me te bardha por te kuqe. Ne rruge ndjehet nje ere therese metali e cila mesa duket do ti shoqeroje njerezit atje per nje kohe te gjate. Hungaria mbetet ne gjendje emergjence. Tani ka lindur edhe frika se nga balta helmuese mund te ndotet edhe lumi Danub i dyti per nga gjatesia ne Europe. Kjo do te ishte nje katastrofe nga pikepamja e menaxhimit te ujerave tha zevendesdrejtori i kompanise se administrimit te ujerave per pjesen perendimore te Hungarise Sandor Toth.