Robert Redford
Aktori 73-vjecar ndodhet ne Kane ne panairin boteror te tregut televiziv. Redford rrefen per heren e pare kur shkeli ne kete vend magjine e aktrimit dhe sipermarrjen si nje biznesmen i suksesshem. Kur erdha per here te pare ketu isha i varfer dhe me duhej te flija ne plazh.
Rober Redford vazhdon te jete bukurosh ashtu si ka qene me perpara. Edhe pse ka vene pak bark dhe fytyren e ka me rrudha. Por syte i kane mbetur te bukur si gjithmone buzeqeshja rrezellitese dhe fjalet te embla. Duket qe eshte nje njeri inteligjent dhe i ndjeshem. Preferoj te mos mendoj per vitet qe kalojne fizikisht ndihem mire merrem me sport dhe bej shetitje ne ajer te paster sa me shume te jete e mundur. Nuk e kuptoj aspak fiksimin qe Amerika ka per vitet qe kalojne. Nuk mendoj se te plakesh eshte edhe aq keq. Perkundrazi eshte nje gje e mire sepse te lejon te ndash me publikun kush je ku je e cfare ofron. Ne vitin 1967 me pranuan per filmin Butch cassidy qe me beri te famshem. Dhe si cdo gje tjeter suksesi ka qene nje thike me dy presa. Filluan te me pranonin per te luajtur filma pasi thoshin se isha i bukur. E cuditshme sepse kur isha i panjohur askush nuk ma thoshte dicka te tille. Ne fillim ngela i zhgenjyer. Pastaj kuptova se luku im ishte bere nje lehtesi per gjerat qe duhet te beja. Por une e kisha seriozisht. Gjithmone kam luftuar me seriozitetin dhe korrektesine ne pune dhe jo me bukurine. Te pakten atehere keto vecori vleresoheshin shume thote ai.
Redford jeni i lumtur qe jeni ketu ne panairin boteror te tregut televiziv ne Kane
Duke lene menjane lodhjen jam shume i lumtur per nje sere motivesh qe kane lidhje si me punen ashtu edhe me arsye personale. Jam krenar qe do te prezantoj pikerisht ketu Mad Men dhe ne te njejten kohe qe do te festoj ne France ditelindjen e pare te Sundance Channel Europe rrjeti televiziv qe ka blere te drejtat e transmetimit te nje sere filmash fitues te cmimeve te medhenj dhe qe synon te shtrihet ne te gjithe Europen. Per sa i perket gezimit ne planin personal lidhet me nje ndodhi ne vitet 60-te.
Nje histori e madhe dashurie per Kanen
Nje histori e madhe dashurie ndryshe nga sa mund te mendohet. Isha 18 vjec pa asnje para ne xhep dhe ne kerkim te fatit. Kisha studiuar ne Paris kisha jetuar ne Firence. Kur mberrita ne Kane ishte nje nate e erret dhe nje i ftohte i tmerrshem. Hapa canten nxora gjithcka kisha per tu mbeshtjelle dhe isha gati per te fjetur disa ore ne plazh. U shtriva dhe ngrita syte lart. Mbrapa meje ishte ky hotel i mrekullueshem Carlton. Atehere mendova kushedi sa njerez te pasur vijne ketu sa para kane. Me siguri tani jane duke pire shampanje dhe duke fjetur ngrohte. Gjashte vjet me pas isha pikerisht te ky hotel per te prezantuar nje film timin. Haja havjar pija shampanje dhe po flija ngrohte. U ngjita ne tarrace dhe hodha syte poshte. Perfytyrova veten atehere 18-vjecar dhe pa asnje qindarke ne xhep. Buzeqesha dhe thashe me vete me ka ecur tamam mbare ne jete.
Pastaj u rikthyet serish akoma edhe me i pasur...
U riktheva shume here dhe gjithmone si i pasur. Per mua Festivali i Filmit ne Kane eshte me i miri ne bote.
Po Sundance festival
Le ta nisim nga suksesi im. Ishin vitet lsquo80-te kishte shume para ne qarkullim dhe une punoja me gjithe shpirt e nuk fitoja pak. Ne nje fare pike ndalova. Ishte koha kur nisa te beja rolin e regjisorit ne filmin tim te pare. Thashe me vete perse nuk mundohem tu jap te tjereve ate qe kam marre une nga jeta . Ishte pikerisht aty qe mendova te krijoja Sundance Festival me njerezit e mi me te shtrenjte. Mendoj se eshte fantastike te punosh me nje grup qe te pelqen me te cilet ke ndjenja pozitive dhe te ecen gjithcka mbare. Per nje televizion kabllor menduam kur arsyetuam se Hollivudi nuk mund te garantoje shume gjera ndersa nje kanal qe merret edhe me shperndarjen e prodhimeve kinematografike ben vertet diferencen.
Por tashme jeni me shume se nje televizion mes miqsh
Sigurisht jemi rritur dalengadale. Me perpara ishim pak njerez dhe kishim pak para. Donim te perqendroheshim edhe te dokumentaret per te cilet gjen gjithmone burime interesante nga ku mund te marresh informacionin. Per me teper donim te gjenim per keto produkte nje publik me te gjere.
Tani nuk jeni me vetem...
Duke u rritur profesionalisht e kupton se ke nevoje te bashkohesh me te tjere per te shkembyer eksperienca. Partneriteti eshte i rendesishem dhe te takon ty te zgjedhesh. Tani jemi shtrire si televizion ne Azi Kanada Europe. Kemi hyre sivjet ne France dhe ne Belgjike qe nga viti i kaluar. Por kjo nuk na ben te mendojme se tashme gjithcka eshte e qete. Te jesh autonom eshte shume e veshtire kerkon inteligjence dhe diplomaci. Nuk kisha pare me pare nje gje kaq perfekte. Sepse duhet te jemi te qarte nuk qendron puna te madhesia e gjerave por te cilesia e tyre. Si themelues vizioni im per Sundance Channel drejtohet nga deshira qe vazhdon te kesh dhe asaj qe mund te shkaktosh permes natyres dhe shprehjes se lire artistike. Eumlshte me te vertete mbreselenese te shohesh se si nje televizion i tille po zgjerohet gjithmone e me shume duke zene nje vend te rendesishem ne bote.
Teknologji te reja dhe platforma te reja televizive ju jeni duke i eksploruar. Mendoni se nga interneti mund te lindin yje te rinj
Nuk jam i fiksuar pas internetit dhe shoh shume pak video apo filma ne Youtube. Sigurisht qe mund te lindin yje te rinj nga uebi por mendoj se jane te destinuar te ngelen ne ate rreth ku lindin. Shume me pyesin per 3D-ne une mendoj se duhet te shtrihet me tej ne kinema por nuk e shoh dicka te mire per televizionin.
Por ju tani ndiheni nje biznesmen nje regjisor apo nje aktor i mire
Une ngelem gjithmone aktor ne thellesine e zemres sime. Te aktrosh eshte nje magji me vete. Sepse te lejon pa u shqetesuar per te tjerat te shprehesh ndjenjat e tua me te thella.