Ndotja e ambientit, shkaku kryesor i kancerit në tru

Ndotja e ambjentit është një ndër shkaktarët kryesorë për zhvillimin e tumoreve që prekin sistemin nervor. Tumori në tru është e dyta sëmundje pas atyre kardiovaskulare me vdekshmëri të lartë në vend. Vdekshmëria e personave që preken nga këto tumore, është në rritje madje sipas mjekëve një i prekur nga tumoret në sistemin nervor nuk jeton më shumë se 5 vjet.
Por bluzat e bardha thonë se vështirësia nuk qëndron vetëm në trajtimin e sëmundjeve tumorale por në diganiostikimin e vonë që i bëhet asaj. 90% e qytetarëve që vuajnë nga dhimbjet e kokës, 10% e tyre që paraqiten për vizitë tek mjeku, nga diganostikimi mësojnë që kanë kancer në tru.
Mira Rakacolli, presidente e shoqatës së Neurologëve thotë se shenjat e kësaj sëmundje vdekjepurëse nisin me një dhimbje të lehtë koke, për të avancuar në kohë.
Ndërsa nga ana e tij, kreu i Shëndetësisë Petrit Vasili, pjesëmarrës në diskutimet mbi neuroonkologjinë tha se do investohet në projektet dhe kërkimet shkencore në këtë sektor për të diganostikuar dhe trajtuar pacientët këto sëmundje.