E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e ambjentit, shkak kryesor për astmën

Ndotja e ambjentit përcaktohet si një prej shkaqeve kryesore të shfaqjes së sëmundjes së astmës. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e deklaroi këtë fakt në një aktivitet të organizuar me rastin e ditës Botërore të astmës. Sipas Vasilit problem mbetet shërimi i plotë i kësaj sëmundjeje.
 

Presidenti i Shoqatës së Alergologjisë dhe Imunologjisë klinike Alfred Priftanji, deklaron ndërkohë se të dhënat e fundit tregojnë se përgjatë 2011-tës shifrat e të sëmurëve do të jenë më të larta në krahasim me vite më parë.
 

Astma është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet nga simptoma si mbajtje fryme ,shtrëngim krahërori dhe kollë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›